05:18 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Do të ishim naivë të mendonin se Rama do të ndryshojë rrugë”, Paloka: Opozita do të vijojë të demaskojë qeverinë

16:49 | 22/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Do të ishim naivë të mendonin se Rama do të ndryshojë rrugë”, Paloka: Opozita do të vijojë të demaskojë qeverinë

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka i ftuar në Fax News foli në lidhje me ngërçin e krijuar mes palëve politikë në Këshillin Politik, të krijuar për të çuar para Reformën Zgjedhore.

Paloka theksoi se Rama po kërkon që të ndryshojë rregullat e lojës në favor të tij dhe se kjo është një shenjë paniku që ka kapur këtë qeveri, ndërkohë shtoi se opozita do të vijojë që ta demaskojë.

Po ashtu Paloka shtoi se nëse hiqen koalicionet, PD dhe opozita e bashkuar po studiojnë të gjitha formulat optimale dhe po përgatiten, duke  bërë me dije se hapat e mëtejshme do të bëhen publike në ditët në vijim.

“E vetmja shpresë për të minimizuar, humbjen është kjo që po bën. Ky po kërkon që të ndryshojë rregullat e lojës, por ne jemi në fushë. Pasi ke hyrë në lojë dhe ti thuash prit të ndryshojmë rregullat ti heqim një lojtar palës tjetër.

Ne kemi bërë rolin tonë deri tani, atë të demaskimit të asaj që po bën Rama që është deri tani shenja më e qartë e panikut. Ne u kemi bërë të qartë se sot jo vetëm shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve, ti tregojmë se çfarë është Rama në të vërtetë. Një njeri që përpiqet të mbijetojë duke krijuar situata të tilla, që ai i mendon në favor të tij.

Nëse hiqen koalicionet, ne nuk jemi duke fjetur, po i studiojmë të gjitha. Në momentin e duhur do të bëhet publike sesi do të ecim ne në hapat e mëtejshme.

Skenarë mund të ketë shumë, ne do të gjejmë optimalin, janë menduar të gjitha formulat. Ne po përgatitemi, do të ishim naiv të mendonim se Rama ka mundësi të ndryshojë rrugë. Garancia e partnerëve është arsyeja se pse ne besuam. Në Këshillin Politik u ulëm për të bërë pjesën tonë lidhur me kushtet që i janë vënë Ramës për integrimin dhe hoqëm detyrimin e opozitës për tu ulur në atë tryezë.”- tha Paloka.

Ndërkohë i pyetur për listat e hapura, Paloka tha se i gjithë debati për listat ka pasur vetëm një qëllim heqjen e koalicioneve

“Kjo e gjitha hapja listash, mbyllje listave, ka pasur një qëllim, heqjen e koalicioneve. Formula është e qartë, kjo formulë nuk ndryshon, asgjë listat janë të mbyllura dhe kryetarët vendosin për çdo gjë. Duhen ca shifra absurdë për të tejkaluar radhët e fundit të asaj që ka vendosur kryetari i partisë.

Nuk është se ne nuk e kemi problem, por e dimë se çfarë loje po bëhet. Ai e di shumë mirë se do të vejë në krye të listës ato që ka vënë në krye qarqeve. Prandaj nuk e ka vrarë mendjen dhe nesër do ti ketë të sigurt në listë.”- tha Paloka. (M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: Edi Paloka
Pas

A ka lidhje Sorosi me “Nismën Thurje”? Flet Rudina Hajdari, tregon si qëndron e vërteta

Para

Lleshaj vizitë zyrtare në Liban, kërkon ndihmë për riatdhesimin e 51 fëmijëve në kampin Al Hol

Para
Lleshaj vizitë zyrtare në Liban, kërkon ndihmë për riatdhesimin e 51 fëmijëve në kampin Al Hol

Lleshaj vizitë zyrtare në Liban, kërkon ndihmë për riatdhesimin e 51 fëmijëve në kampin Al Hol

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.