Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Poloka në një postim në mediat sociale ka reaguar në lidhje me mungesën e kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës zyrtare të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani ditën e sotme në Kuvend.
Paloka shkruan se sjella e Ramës ishte e turpshme dhe nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri një akt kaq i shëmtuar poltik.
Më tej Paloka shton se Edi Rama sot tradhtoi vlerat e kombit, duke shtuar se motivet politike dhe personale që e shtynë ta bëjë këtë akt janë të pafalshme.
“Eshte e turpshme qe Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes se Kosoves ne parlament. Kjo nuk ka ndodhur kurre ne Shqiperi dhe eshte nje akt i shemtuar politik dhe jo vetem i shtyre nga ata qe Rama i konsideron partnere te tij ne Ballkan.
Edi Rama tradhetoi sot vlerat e kombit dhe per fat te keq nuk eshte hera e pare qe e ben kete. Motivet politike dhe personale qe e shtyne ta beje kete akt jane te pafalshme.”- shkruan Paloka.