Deputeti demokrat Edi Paloka ka bërë një reagim të fortë para pak minutash në lidhje me qëndrimin që Edi Rama ka mbajtur me protestën.
Sipas tij vetë Ramës pas çdo proteste i duhen disa ditë që të mbledhë veten, ndërsa lëshon disa bajgangrënës që të flasin keq për protestën.
Paloka tregohet i pakursyer dhe me analistët që sipas tij qëlbin ajrin çdo ditë.
REAGIMI I PALOKËS:
Qe Rama do leshonte kone e buce ti lehnin protestes , kjo ishte cfare pritej prej tij dhe ne fakt nuk ndryshoi as kete here pas protestes.
Nderkohe qe atij vete i duhen disa dite te shtrengoj vshikzen ( qe i del jashte kontrolli sa here ka protesta) , leshon bajgangrenesit e tij, ANAL-istet e borderose qe te qelbin ajrin per disa dite.
Po kete here, vihet re , qe edhe keta ishin me te paket, ishin vetem me te shpifurit e qe ne fakt me shume perpiqeshin ti jepnin zemer shefit te tyre sepse fundi i tij eshte dhe fundi i tyre.
Njerzit dje ne shesh i rane kembanes dhe fort, kush nuk do te degjoje e ka per te zeze te tij. Asgje nuk do jete me njesoj. Ta kuptojne mire ata qe shpresojne dhe urojne te kunderten. Heren tjeter kembanat nuk do te bien per paralajmerim e ca me pak do bien per dasem…
(E.K/FAXWEB)