Ish-deputeti demokrat Edi Paloka është i pari zyrtar nga radhët e opozitës, që ka reaguar lidhur me vendimin e deputetes Rudina Hajdari për të krijuar një parti të re.
Paloka shkruan në rrjetet sociale se Kryeministri Rama për të patur të drejtën e sundimit në vend është gati sipas tij, ti vërë zjarrin dhe të kthejë gjithçka në hi.
Me tone paralajmëruese, ish-deputeti shprehet duke ia adresuar mesazhin e tij drejtpërdrejte krymenistrit, thotë që ta provojë të sundojë mbi hirin apo shqiptarët.
Statusi i plotë:
Rama nuk e ka problem ti vere zjarrin e te ktheje gjithshka ne hi, mjaft qe te jete i sigurte se mbi hirin do sundoje ai !
Ndize !
Te shohim a do sundosh mbi hirin apo shqiptaret do pshurrin mbi hirin tend !
Kujtojme se Rudina Hajdari u zyrtarizua të enjten e akluar si kryetare e grupit të ri parlamentar të PD-së, por mesa duket tashmë është krijuar rruga partinë e re.
Mësohet se partia e Rudinës do të quhet “Bindja Demokratike”, pjesë e së cilës do të jetë edhe ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi, si dhe të larguar të tjerë nga demokratët (lexo ketu).
Në fakt gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, ndërsa me këtë emër, vajza e Azem Hajdarit, dëshiron të përforcojë bindjet demokratike të të atit. Regjistrimi i partisë do të bëhet në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në KQZ.
(F.GJ/FAXWEB.AL)