Gjatë fushatës elektorale Partia Demokratike është ndalur në qytetin bregdetar të Durrësit.
Nga Durrësi kandidati për deputet Edi Paloka, është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i Lëvizjes Socialisite për Integrim Ilir Meta kanë rënë dakord që kjo është një nga qeverisjet më të këqija që ka njohur populli shqiptar këto 26 vite pluralizëm.
“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë rënë dakort, por dakort me Bashën ka rënë dhe Ilir Meta, ata kanë rënë dakord të dy se kjo është qeverisja më e keqe e 26 viteve pluralizëm.
Kjo është qeveria më arrogante që shqiptarët kanë parë e se i vetmi faktorë i dështimit janë ata të dy.
Në 25 Qershor do të votojmë kundra të keqes, kundra Ramës dhe Metës”, u shpreh Paloka. (S.SH/Shuplaka)