Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e PS-së. Ai e ka nisur me një urim për të gjithë familjen socialiste. Ajo që bie në sy në fjalën e Ramës, është fakti se LSI-në nuk e përmend në asnjë moment, duke iu referuar si ”partia tjetër”.
“Së pari dua që t’iu uroj një vit të mbarë për ju dhe familjet dhe të dashurit tuaj dhe patjetër për këtë familje të madhe që na bashkojnë vlera dhe qëllime.
Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha por edhe me një shpërblim të madh, marrë prej shqiptarëve, falë përpjekjeve që bëmë në mandatin e parë dhe bindjes së krijuar se PS-ja e meriton timonin e vetme.
Në këto 100 ditët e para ne kemi arritur ato qe kemi vendosur si objektiva, po nga ana tjetër koha vrapon dhe ne duhet të bëjmë një sërë gjërash të tjerash. Viti që lamë pas u karakterizua nga beteja për drejtësinë, që konfirmoi PS-në si garanten e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
Politika është ndarë në dy kampe, ata që e duan reformën që është PS-ja dhe kampi tjetër që nuk e do Reformën në Drejtësi. Të gjithë janë dëshmitarë që ne ishim gati të rrëzonim qeverinë, vetëm e vetëm për të vazhduar Reformën në Drejtësi.
Viti pati si kulminacion të vetin Vetingun, i cili u kthye në një arsye për të parë edhe më qartë ndarjen, nga njëra anë ne dhe nga ana tjetër ata që u mblodhën në një çadër në boulevard me një sërë justifikimesh. Kushti i panegociueshëm i Majit ishte mbyllja e çadrës dhe të vinin që të votonin Vetingun.
Ne ja dolëm, falë edhe mbështetjes popullore, por edhe mbështetjen e palëkundur të partnerëve tanë ndërkombëtar. U gjendëm përballë akuzës që ne e kemi shkelur marrëveshjen, dhe jemi në kushtet kur opozita, e konsoliduar si një kamp kundër Reformës në Drejtësi, jo vetëm PD, po edhe partia tjetër që ne ndamë arritjet tona në katër vite qeverisje”, u shpreh mes të tjerash Edi Rama.
(E.K/FAXWEB)