Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste ka bërë një përmbledhje të arritjeve sipas tij që ka bërë qeveria socialiste nën udhëheqjen e tij këto 7 vite.
Rama ka folur në lidhje me punësimin dhe përgjysmimin e taksave ku sipas tij ai flet me fakte dhe jo me llogje.
Teksa ka lexuar shifrat në projektor, Rama tha se PS nuk është partia e të pasurve dhe se të mëdhenjtë kanë paguar 400 milionë dollarë më shumë dhe se nuk kanë përfituar tendera nga qeveria.
Rama: Mjafton të dëgjojë Saliun, Monikën, Lulin edhe pse Luli bën çfarë i thonë për të kuptuar që me ne në krye ka shumë vështirësi por nesër do të ketë drejtësi. Me ta në krye nuk do të ketë kurrë drejtësi. A është sot Shqipëria më e drejtë apo është më e padrejtë për ato që punojnë.
Sigurisht që Shqipëria sot është më e drejtë për ta, është më e drejtë për të gjithë. Kur ne i kërkuam shqiptarëve votën u thamë që ti jepnin fund shtypjes së pabarabartë të taksës së sheshe. Ashtu sikur nuk i prekëm rrogat dhe pensionet, përgjysmuam taksën e biznesit të vogël. Rritën taksën për biznesin e madh. Është fakt dhe shifra nuk është opinion.
Taksë e sheshtë apo taksë progresive ky nuk është opinion është fakt. Biznesi i vogël ka 82 të punësuar më shumë nga 2013-2019.
Di me siguri që nëse gjeni një punë sot për nesër ishin skllevër pa asnjë sigurim shëndetësor dhe shoqëror. Sot janë të siguruar. Ne na thonë se jemi partia e të pasurve partia që punojnë për 10 veta. Por 10 vetat sa kanë paguar para se të vinim ne për të financuar arsimin, shëndetësisë, tre herë më shumë. Janë plot tre herë më shumë para që i ka marrë shteti dhe nuk i kanë marrë familjet e tyre. 400 milionë dollarë më shumë që të mëdhenjtë i kanë derdhur në arkën e shtetit. Thonë që këto shifra vijnë si rezultat i faktit se kanë marrë më shumë tendera. E pavërtetë.
Thonë që taksa e sheshtë do të stimulojë punësimin, 132 mijë të punësuar më shumë dhe këto janë fakte. Le ti marrim dhe këto dembelet e llogjeve nëpër klubet e natës që bëjnë propagandë sipas mendjes së tyre. Le ti marrin dhe të thonë nëse janë të përputhuar emër për emër. Fondi i rritjes së pagave. Shikoni se çfarë paguan sot shtetit për paga.(M.Q/Faxweb.al)