07:43 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama bën politikë me mësuesen e sëmurë me tumor, ç’tha sot

13:09 | 14/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama bën politikë me mësuesen e sëmurë me tumor, ç’tha sot

Ditën e djeshme një mësuese nga Rrësheni ia plasi në sy kryeministrit Edi Rama faktin se në QSUT mungojnë ilaçet për të sëmurët me tumor.

Rama me justifikimin gati, tha se ishte në dijeni të kësaj gjendjeje, teksa vijoi më tej duke thënë se kurat janë të shtrenjta.

Ndërsa ditën e sotme në 26-vjetorin e krijimit të FRESSH, Rama ka vijuar me politikën e tij, teksa u shpreh se është opozita ajo që bën politikë me sëmundjen. Ama Rama nuk dha zgjidhje afatgjatë, dhe aq më pak të detajuar. 

E sigurisht që nuk tha as pse duhej ngritur shqetësimi i mësueses, për të nxitur reagimin e qeverisë. 

Edhe pse ka 5 vite që është nën drejtimin e qeverisë, për gjendjen në të cilën ndodhet shëndetësia e vendit ai ende sot bën përgjegjës qeverisjen e viteve të shkuara.

Çfarë tha Rama sot:

Dje një mësuese në Rrëshen tregoi në lidhje me diagnostikimin e saj me kancer. Pasi foli në lidhje me përkushtimin e mjekëve, ajo tha se prej disa muajsh i është ndërprerë kura, për shkak të mungesës së ilaçeve.

Përballë një historie të tillë ka dy mënyra për të qëndruar, e para është të thuash: ja krimi, droga qeveria e poshtër ka ndërprerë kurën e asaj mësuese.

Mënyra tjetër është për të mos e mbyllur bisedën aty dhe për të vazhduar bisedën me atë mësuese për të gjetur zgjidhjen. Ashtu siç bëmë edhe ne. Pas mbledhjes së djeshme ne vazhduam dhe do të çojëmë deri në fund detyrimin tonë që brenda 10 ditëve të ardhme t’i garantojmë jo vetëm asaj, por gjithë të sëmurëve atë ilaç

Shqetësimi i ngritur dje nga mesuesja:

Kam 26 vjet mesuese, jam diagnostikuar me kancer të gjirit dhe gjatë kësaj periudhe kam kaluar disa faza, vazhdoj kurën me herceptinë, duhet ta beja 18 herë, cdo 21 ditë, nga fundi gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 here kam bërë vetëm 3.  

S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë dhe kjo situatë vijon prej muajsh. Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët kanë qenë shumë të përkushtuar. Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: edi ramamesuesjapolitiketumor
Pas

Deputeti demokrat nxjerr shifrat: Buxheti i shëndetësisë nuk mbulon as 45% të nevojave të pacientëve me tumor

Para

“Pas operacionit lashë dashnorin”, këngëtarja shqiptare lëshon bombën

Para
“Pas operacionit lashë dashnorin”, këngëtarja shqiptare lëshon bombën

“Pas operacionit lashë dashnorin”, këngëtarja shqiptare lëshon bombën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.