Kryeministri Rama mbledh kryesinë e PS, analizë e votave të 30 Qershorit, si dhe pritet të caktohet data e Asamblesë Kombëtare.
Asambleja e Socialistëve pritet që të mbahet në fund të muajit Korrik, e paralajmëruar që pas 30 Qershorit nga Edi Rama, i cili tha se është koha për një debat të brendshëm dhe të jashtëm në PS.
Kjo verë nuk do të jetë aspak e qetë për socialistët, të cilët pritet që në muajin Shtator, të bëjnë edhe ndryshime në qeveri, ku janë përfolur dhe emrat që përfliten të largohen, mes tyre dhe ai i Pandeli Majkos.
Nga ana tjetër as demokratët nuk do të bëjnë pushim këtë muaj të nxehtë Korriku, pasi Lulzim Basha do të nisë nbjë tur takimesh në rrethe, për të mbajtur gjallë aksionin opozitar.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post