Partia Demokratike i është përgjigjur sërish kryeministrit edi Rama në lidhje me numrin e testimeve për COVID-19 ndërsa këtë herë ka përdorur fjalët e ish-këshlltarit të kryeministrit, Toni Blair.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i drejtohet kryeminstrit Rama me fjalët e ish-kryeministrit britanik i cili është shprehur se gjithçka lidhet me nurmin e testimeve.
“Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: “Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme.”
Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.
Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize” shkruan Bardhi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)