Ka përfunduar seanca parlamentare në Kuvend, ndërsa kryeministri Edi Rama ka dalë nga dera e pasme e Kuvendit.
Për ish-kryeministrin Berisha kjo ishte një dalje prej frikacaku, njësoj si të dilte nga nevojtorja.
‘’Unë kam vetëm dy fjalë, një përshëndetje të përzemërt për të gjithë ata që po çojnë peshën e revoltës në Shqipëri.
Në emër të tyre deputetët e opozitës nxorrën nga dera e pasme Edi Ramën. Të gjithë kuksianët e dinë se çdo të thotë që të dalësh nga dera e pasme, ose nga dera e nevojtores.”, u shpreh Berisha në dalje të seancës.
Gjatë gjithë ditës së sotme në Kuvend ka pasur tensione të vazhdueshme mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit Rama, teksa seanca është ndërprerë për gjashtë herë.
Në drejtim të tij është hedhur miell, ujë dhe topa letre.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post