06:11 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama dështon në luftën me motorët e ujit

17:59 | 22/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama dështon në luftën me motorët e ujit

Një turiste e huaj mbeti e vdekur sepse një mjet uji e goditi teksa lahej në plazhet e Ksamilit, por mijëra pushues të tjerë ashtu si 15 – vjeçarja ruse rrezikojnë çdo ditë nga motorët e ujit, që bëjnë xhiro me shpejtësi marramendëse mbi kokat e pushuesve pa u shqetësuar nga askush.

Qeveria dështoi edhe këtë vit të disiplinojë këto mjete të rrezikshme që janë shqetësim dhe rrezik për jetën e mijëra pushuesve që frekuentojnë plazhet shqiptare. Këto pamje që po shihni janë filmuar sot në plazhet e Dhërmiut dhe Drimades.

Edhe pse në të gjithë plazhin e jugut nga Velipoja në Sarandë nuk ka asnjë vend të lirë në hotel dhe nuk gjen asnjë vend të lirë në shezlone pasi janë plot e përplot me turistë, policia shqiptare është inekzistente. Edhe pse për përdorimin e motorëve të ujit janë të përcaktuar rregulla, se ku duhet dhe si duhet të lëvizin në det, në të gjitha këto plazhe me dhjetëra mijëra pushues nuk gjen qoftë edhe një polic të vetëm, që të monitorojë ashtu siç duhet zbatimin e këtyre rregullave, që janë thelbësore për të garantuar jetën.

Në çdo vend të botës zonat, ku duhet të lëvizin motorët e ujit, por në Shqipëri jo vetëm mungojnë shenjat, por këto mjete nisen që nga bregu i detit me shpejtësi. Ekziston dhe një vendim i Keshillit të Ministrave që përcakton rregulla, por ky vendim nuk zbatohet nga organet shtetërore dhe policia, çka përbën një provë që policia ka dështuar në betejën për të siguruar jetën nga këto mjete.

Pushuesit shqiptarë i shohin këto motorë të ujit çdo ditë t’u rrezikojnë jetën, por ndihen të pafuqishëm e të pambrojtur, sepse policia që e ka për detyrë t’i mbrojë nuk ekziston.

Ashtu si pushuesja ruse, nga këta persona të papërgjegjshëm që përdorin motorët e ujit në pjesën ku lahen pushuesit rrezikojnë jetën edhe të tjerë turistë, vendas apo të huaj, sepse inekzistenca e shtetit dhe e forcave të policisë i bën plazhet shqiptare si të jenë xhungël, ku mbizotëron logjika e më të fortit dhe jo rregulli.

Policia e Shtetit shfaqet në këto plazhe vetëm natën, kur shkon para dyerve të lokaleve për të kërkuar ndonjë pesë mijë lekësh gjoja për të ulur volumin e lartë të muzikës.

Edi Rama shkarkoi brenda natës drejtorin e ALUZINI -t të Beratit se nuk i kishte legalizuar shtëpinë një të moshuare, por nuk merr asnjë masë ndaj Drejtorit të Policisë së Vlorës, apo shefit të Komisariatit të Sarandës, për jetën e humbur të turistes ruse, pasi gjithkush mund ta kuptojë se kush është më e rëndësishme, jeta e turistëve që rrezikohet ngaqë policia nuk bën detyrën, apo legalizimi i të moshuarës së Beratit./ TV KLAN

Etiketa: edi rama
Pas

Zgjedhjet në PD, sa ka qenë pjesëmarrja deri më tani

Para

Jozefina Topalli ironizon Bashën: U vetëngri nën shembullin e Armando Prengës

Para
Jozefina Topalli ironizon Bashën: U vetëngri nën shembullin e Armando Prengës

Jozefina Topalli ironizon Bashën: U vetëngri nën shembullin e Armando Prengës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.