Kryeministri Edi Rama foli në lidhje me politikën e jashtme të Shqipërisë dhe afrimitetin me presidentin turk, Erdogan, e tha se ishte nder i madh të qëndroje në sedijen e pasme të tij.
“Është nder i madh të jesh në sedijen e pasme dhe të kesh shofer presidentin e Turqisë, nuk isha në karrocieri po isha në sedijen e pasme dhe presidenti më nderoi mua si mik dhe si kryeministri
Shqipërisë.”, deklaroi kryeministri.
Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion” kryeministri Rama tha se me ardhjen e tij në qeveri, Shqipëria ka sipas tij politikë të jashtme.
“Politika e jashtme e Shqipërisë me atë metodën mbuloi bëj sikur si shikon dhe uli pantallonat se ke benevrekë poshtë s’ka problem për vite të tëra ka mbaruar me ardhjen time në krye dhe sot falë kësaj qeverie prej 7 vjetësh Shqipëria ka politikë të jashtme.
Shqipëria sot, fal nesh drejton OSBE, diçka e pamendueshme më parë dhe jo vetëm drejton OSBE por ka një reputacion të madh Dhe këtë anadollakërinë që ju e sillni këtu, në fakt unë po ju them që ata që dinë ta shohin e vlerësojnë shuam dhe ata nuk janë peshkatarët por aleatët janë Politikë të jashtë dinjitoze ku shqiptarët ulen në çdo tavolinë pa komplekse nuk ka pasur përpara.”, tha kryeministri Rama. (M.Q/Faxweb.al)