Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar dje në televizionin Klan për të qenë pjesë e emisionit ku do të flitej për bamirësinë nën drejtimin e moderatorit Blendi Fevziu.
Ajo që të bën përshtypje në një nga videot e shpërndara nga vetë gazetarët e emisionit, shihet dhe mbërritja e Ramës në zyrat e televizionit. Për t’i uruar mirëseardhjen ka menduar vetë pronari i televizionit Aleksandër Frangaj, të cilin për arsye që ende nuk dihen Rama ka preferuar që të mos e takojë.
Ai ka përshëndetur Desada Metën dhe Frangajt nuk i ka dhënë dorën, edhe pse ky i fundit u përgatit mirë, sapo Rama nxorri këmbën jashtë makinës së tij.
Nuk dihet se pse ky driblim nga ana e Ramës, edhe pse në fund të videos ai dëgjohet duke i thënë Frangajt: Hajde dalim njëçik këtej. Të ketë pasur ndonjë përplasje mes tyre, që është dashur një zgjidhje e menjëhershme?! Ende nuk dihet…
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post