Në takimin e sotëm elektoral në qytetin e Lezhës, lideri i PD-së Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ai nuk ka punuar për qytetarët dhe se gjatë këtyre katër viteve në qeverisje, nuk ka shkuar ndonjëherë t’i vizitojë qytetarët për t’i pyetur për problemet e tyre, por e ka shpenzuar kohën për shfaqje e ekspozita.
“Menduan si e si për pushtetin e tyre, për interesat e tyre, për lavdinë e tyre, për madhështinë e tyre, ndërkohë që zhytën Lezhën e Shqipërinë në një depression të pa parë, ekonomik, social e psikologjik. E dini shumë mirë për çfarë e kam fjalën.
Kam ardhur shumë herë e ju kam pyetur se si e keni punën dhe sa herë kam ardhur i kam parë fytyrat tuaja akoma më të venitura.
Të tjerët përfitonin nga puna e fermerëve të Lezhes, rropateshin por nuk arrinin dot të nxirrnin jetesën. Bizneset, sipërmarrësit e vegjël, kanë patur tre fjalë, taksat, energjia, arroganca dhe abuzimi me pushtetin.
Unë i dëgjoja ato me forcën time sa mundesha i shpallja.
Por a ka ardhur ndonjëherë Edi Rama t;ju pyesë se a po funskionon qeverisja, a po ulen taksat siç i kam premtuar? E kemi parë ditë për ditë në televizion, në konferenca për shtyp, duke bërë shfaqeje si aktor Hollivudi, e kemi parë në ekpozita nëpër botë, ndeshje basketbolli, futbolli, po nuk e pamë njëherë me mëngë të përveshuara, duke iu qarë hallin ju, shqiptarëve të thjeshtë.
Keni parë fotografitë që poston në Facebook. Për të qeshur e për të qarë. Lezhjanët e duan Lezhën, shqiptarët e duan shqipërinë. Shqipëria janë shqiptarët. Ta duash Lezhën do të thotë të punosh për lezhjanët.
Nuk mund ta trajtosh Shqipërinë si një pikturë të radhës. Ky është ndryshimi i madh midis meje dhe Edi Ramës, ka shumë ndryshim, por ai e sheh veten si kryeministrin e fasadave, palmave.
Kohën e kishte, paratë i harxhoi por jo për ato që iu premtoi ju.
Zgjodhi të investojë tek telajo që kishte menduar , kjo do të marrë fund me mua kryeministër, nuk do të ketë më palma, fasada, pa mbyllur në fillim plagët e hallët e shqiptarëve. Unë do të jem kryeministriiI ekonomisë tuaj, i punësimit tuaj. Vëllezër e motra, Republika e Vjetër jeton ditët e saj më të fundit.”, tha Basha sot. (D.D/Shuplaka)