Kryeministri Edi Rama ka reaguar së fundi lidhur me nismën e tij për mbylljen e basteve sportive dhe kazinove elektronike. Në një postim të bërë në rrjetet sociale, duke i bashkëngjitur foton e ish-kryeministrit Berisha, Rama shkruan se kompanitë e basteve nuk mund t’i shpëtojë askush nga mbyllja.
Reagimi i Ramës:
Nga kazinotë elektronike tek shpifjet elektronike?Por bastet nuk i shpëton dot më as dëshpërimi i lojtarëve të fatit, as paraja e krimit të organizuar që financon industrinë e baltës kundër mbylljes së tyre dhe as hungërrimat e derrave apo pickimet e mushkonjave të kënetës mediatike?
Ditën e djeshme kryeministri dhe paraardhësi i tij Berisha replikuan me njëri-tjetrin në rrjetet sociale pikërisht për nismën për mbylljen e basteve sportive, dhe për diskutimet nëse kjo po bëhet për të favorizuar monopolin.
Sipas Berishës e vetmja kompani që do të mbetet online është Bastarena, e cila është nnë kontrollin e Olsi Ramës dhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.
Ndërkohë vetë Rama në disa dalje televizive ka refuzuar që ti përgjigjet pyetjes direkte nëse do të mbyllet apo jo kjo kompani, duke thënë se për online do të duhet të ndiqet një tjetër strategji, po pa specifikuar se çfarë.
(E.K/FAXWEB.AL)
