Një foto denoncim ka mbërritur së fundi në profilin social të ish-kryeministrit Sali berisha.
Sipas denoncimit të qytetarit me foto shihet kryeministri Rama me një grup njerëzish mes të cilëve sipas tij është dhe një doganier i arrestuar në muajin shkurt për drogë.
E nëse kërkon emrin e denoncuar nga qytetari, Ylli Rustemi ka qenë pjesë e grupit të doganierëve të arrestuar për lejminin e kalimit të 1.2 ton droge drejt Italisë.
“Noriega me doganierin e tij trafikant! Sb” – shkruan Berisha në Facebook. Ndërkohë që qytetari vijon më tej duke thënë se Rustemi është liruar dje nga Gjykata.
Koha e fotos nuk dihet, po nëse është bërë vërtet dje, kjo do të përbënte skandalin e rradhës.
(E.K/SHUPLAKA)