Nga Mirilda Tili, gazetare e Fax Nwws
‘Migjeni’ nuk do të fluturojë në datë 30 shtator në asnjë nga destinacionet e Italisë për të cilën ka dy muaj që shiten biletat me emrin e tij. Edhe pse kryeministri Edi Rama nuk ka nguruar të publikojë sot në FB edhe një herë lajmin se “Air Albania”, me “Migjenin” do të ngrihet në qiell, kjo është teknikisht e pamundur.
Vetë autoriteti i Aviacionit Civil ka bërë një reagim publik ku është shprehur qartësisht se mungon certifikata e fluturimit për kompainë ajrore “Air Albania” drejt Italisë dhe se fluturimet do të bëhen me marrëveshjen “Wet Lease” dhe ku gjithashtu shprehet se do të jetë “Migjeni” ai që do të fluturojë.
Por çfarë do të ndodhë në datën 30 shtator, kur edhe është njoftuar nisja e fluturimeve për në Itali me tre destinacione, Romën, Bolonjën dhe Rimin?
Edhe kësaj here do të fluturojnë avionet e “Turkish Airlines”, kjo sipas marrëveshjes që Autoriteti i Aviacionit Civil ka deklaruar vetë.
Por çfarë parashikon kontrata Wet Lease?
Sipas EASA, autoritett evropian të aviacionit Civil, kontratat Wet Lease zëvendësojnë fluturimet kompania që merr kete shërbim, merr me qera jo vetem te drejten fluturimit, por edhe avionin, ekuipazhin, kateringun, madje edhe karburantin që shpenzon avioni. Në këto kushte, me këtë rregullore, dhe sipas marrëveshjes do të fluturojë “Turkish Airlines”, qe pavarësisht se sa bileta janë shitur, air albania do ti paguaje të gjitha shpenzimet madje dhe fitimin.
Në rregulloren e EASA thuhet se operatori që synon të marrë me qira një avion duhet të sigurojë autoritetin kompetent informacionin e mëposhtëm: llojin e avionit, shenjat e regjistrimit dhe numrin serial; emrin dhe adresën e pronarit të regjistruar; një kopje të certifikatës së vlefshme të aftësisë ajrore; një kopje të marrëveshjes së qirasë ose përshkrimin e provizioneve të qirasë, përveç marrëveshjeve financiare; kohëzgjatja e qirasë; dhe në rast të dhënies me qira të lagësht ,ëet lease, një kopje e AOC e operatorit të vendit të tretë dhe fushat e funksionimit. Pra kjo nxjerr jashtë loje Migjenin.
EASA ka parshikur anë rregulloren 785/2004; në pikën 4 se një nga kushtet e e rregullimit të shërbimit ajror është i zbatueshëm kur ka nevoja nevoja të jashtëzakonshme; ose nevoja për kapacitete sezonale; ose vështirësitë operative.
“Air Albania” nuk ka asnjërën nga këto nevoja.
Por përtej kësaj, sipas rregullores që vetë Turkish Airlinë ka për kontratat Wet Lease.
Kërkohet nga autoriteti I aviacionit civil se mbi cilën rregullore ka mbështetur deklaratën se Migjeni do të jetë avioni I dytë I airalbania edhe pse është me ëet lease?
Nga ana tjetër, rergullorja e turkishit, me të cilën dhe “Air Albania” bën këtë kontratë thuhet se Akti i Aviacionit Civil turk me numër 2920, 5431, Rregulloret dhe Udhëzimet e Ministrisë së Transportit në lidhje me Qiradhënien e Avionëve janë baza themelore për dhënien me qira të avionëve ndërmjet operatorëve vendas dhe ndërkombëtarë të avionëve. Në këtë drejtim, operatorët ndërkombëtarë të avionëve janë në gjendje të marrin me qira një aeroplan nga një operator lokal i avionëve në kushtet kur qiramarrësi dhe qiradhënësi duhet të kenë një licencë operative të vlefshme dhe qiramarrësi, operatori ndërkombëtar i avionëve, duhet të licencohet nga një organizatë e aviacionit civil, e cila është anëtare e ICAO
- Avioni me qira ëet lease do të jetë i vlefshëm për ajrin gjatë periudhës së qiradhënies
- Një autorizim i pronarit të avionit me qira të lagur duhet të përcaktohet në marrëveshjen e qiradhënies financiare në lidhje me aircra me qira të lagësht…
Kjo sipas rregullores së turqve bëte për 72 orë në muaj. Pra prqëndruar tek kjo marërveshje, do të fluturohet 3 herë në jave, që do të thotë 1 here në jave për cdo linjë.
Përse është reklamuar që ‘Migjeni’ do të fluturojë çdo ditë në të treja destinacionet, kjo duhet të hetohet nga prokuroria, ashtu siç edhe duhet të hetohet edhe Autoriteti i Avioconit Civil, që nëpërmjet deklaratave prek intersin publik duke reklamuar njërën kompani shqiptare dhe duke dëmtuar kompaninë tjetër po shqiptare albawings.
(Faxweb.al)
Discussion about this post