Kryeministri Edi Rama ka bërë deklarata të të forta edhe ndaj ndërkombëtarëve e sidomos vendeve demokratike në lidhje me qëndrimin ndaj Kosovës, duke kujtuar plagët që shkaktuan serbët në Kosovë dhe marrje e rolit të viktimës nga ana e agresorit.
Kryeministri tha se nuk është koha për të dalë kundër drejtësisë por për të kërkuar të vërtetën, ndërsa shprehu keqardhjen për qëndrimin e perëndimit, taksa me tone të larta, ka marrë në mbrojtje Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, teksa citoj se karriget e drita të kuvendit janë të padobishme nëse nuk përdoren për të thënë të vërtetën
“Edhe tani që flasim lexojmë aty rreth 100 viktima ç’është kjo rreth 100 viktima. Ata që bënë një luftë përballë barbarisë së Beogradit, flitet me rreth 100 pse jo me rreth 1000 apo rreth 50. Në nëntokën e Serbisë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, dhe në këmbim të drejtësisë, arrijnë të marrin nga Europa dhe vendet demokratike vetëm heshtje.
Në këtë moment dorën në zemër kur thonë në Kosovë është e pashmangshme të mos kujtojmë historinë dhe mizorinë e tyre ndaj popullit shqiptar në Kosovë, mungesa e drejtësisë historike në serbi. Nuk kalohet kjo me deklarata, si qëndrimet në autobus me dy sedilje. Nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë, por për të thënë të vërtetën kumbuese. Në fund të ditës të gjitha këto foltore dhe karrige prej druri nuk kanë asnjë vlerë. Ka vlerë sa përdoren për të thënë të vërtetën. E cila në momente të caktuar mund të mos ju vijë përshtat shumë miqve të mirë e të mëdhenj, më vjen vërtetë keq për ta.
Krimet e kryera prej disa udhëheqësve të mëdhenj, të Jugosllavisë është dënuar në Tribunalin e Hagës, por të shohësh në pasqyrë, Gjykata themelore e Kosovës dhe e Serbisë, lexon si në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit, në Serbi janë thjeshtë viktima, pasi nëse në Kosovë Odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej 21 vjetësh, në Serbi dhe veçanërisht për krime në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës, zero. Si një nishan që në fytyrën e gjithë atyre që me të drejtë kërkojnë drejtësi deri në fund. Nuk i kam parë jo të revoltohen por as të kërkojnë të paktën të njëjtën gjë ndaj agresorëve më në krye Sllobodan Millosheviçin. Madje një proces gradual rehabilitimi për një proces viktimizimi vazhdon me sukses për fatin e ke.”, tha Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)