Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një kafe me pensionistët në Tiranë. Takim në të cilin është shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Gjithë takimin kryeministri shqiptar po e transmeton drejtpërdrejt përmes llogarisë së tij në Facebook. Mirëpo ajo çfarë bie në sy transmetimin e tij, është shkrimi bashkangjitur. “Mirëmëngjes!
ERTV Live – Studio e hapur opinionesh të ekspozuara”, shkruan Rama.
Mesa duket kryeministri Edi Rama, transmetimin live nga Facebook-u e cilëson sikur ta kishte televizionin e tij privat: Edi Rama TV. Mos ndoshta kjo është një dëshirë e fshehtë e Ramës për të hapur një televizion të vetin?
Rama duket se kërkon të kthejë në favor të vet situatën përpara zgjedhjeve, dhe sjell qytetarët në “televizionin” e tij të ri për të ndarë opinionet e tyre. Por të qytetarët janë të ftuarit e pronarit, të këtij “televizioni”, të zgjedhur nga ai për të ndarë opinionet, fiks si për fushatë. Videoja live e Ramës ka marrë plot 371 share deri më tani. (D.D/Shuplaka)