Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po diskutohet sot lidhur me afatet e regjistrimit të partisë Bindja Demokratike. Kreu i KQZ-së Klement Zguri tha se kjo parti është regjistruar jashtë afateve, që ishte data 21 Prill, dhe sipas tij Komisioni nuk mund të veprojë kundra ligjit. Po ashtu kreu i KQZ theksoi se ka pretendime se 4 nga firmat e qytetarëve nismëtarë për Partinë Bindja kanë qenë të falsifikuara.
‘’Nuk ka ende vendim të prerë nga Gjykata për regjistrimin e Bindjes Demokratike. Më datë 21 ka qenë afati i fundit”, u shpreh Zguri.
Përfaqësuesi ligjor i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj tha se pjesëmarrja e kësaj force të re politike në zgjedhje do t’i shërbente demokracisë së vendit.
Mirëpo me votat e përfaqësuesve të PS-së, Bindja Demokratike u regjistrua në zgjedhje, pavarësisht pretendimeve ligjore të Zgurit. 4 anëtarët e KQZ-së propozuar nga PS e Edi Ramës i hapën rrugë pjesëmarrjes së Astrit Patozit në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
Ndërkohë që Topollaj foli dhe për firmat e 4 qytetarëve që dyshohet të jenë të falsifikuara: Për pretendimin se ka qytetarë që nuk kanë nënshkruar në formularë dua të sqaroj se të 4 qytetarët janë punonjës të bashkisë së Kavajës. Në këtë rast ka një vepër penale, persona të tjerë kanë kryer një veper penale moslejimi i individeve per ushtrimin e të drejtave themelore.
(E.K/FAXWEB.AL)