Kryeministri Rama nuk është përmbajtur gjatë një replike me një komentuses në rrjetet sociale pasi ky i fundit e “këshilloi” që të lërë Skënderbeun dhe të merret me njerëzit që ikin nga vendi dhe të mos e kthejë këtë përvjetor që të katandiset si torta e pavarësisë.
“Lere Skenderbeun atje ku eshte por shiko arberoret e djeshem qe po largohen nga atdheu qe ja ke bere fushe me palma te thata.Mos e kthe kete pervjetor te katandiset si torta e pavaresise. E dyta bashko ministrine e mjedisit me ate te mbrojtjes se kursen buxhetin e shtetit per te mbajt staf te nje ministrie inekzistente qe ka gjenerale Por jo arme e ushtare”, shkruan komentuesi
Mirëpo kryeministri duket se nuk e ka pritur aspak mirë dhe i ka reaguar ashpër duke i përmendur madje dhe të birin.
“Mua s’me vjen keq per ty qe shkruan ketu sikur je ne teken e shtate tek klubi i fshatit, po me vjen keq per kete djalin king qe paske nese lexon brockullat e babait”, i përgjigjet Rama.
Por pas përgjigjes së Ramës komentuesi ka vazhduar përsëri me replikën duke i treguar vendin kryeministrit që përfshiu në replikë edhe të birin e komentuesit.
“Edi Rama, e para brockullat Jane te tuat jo te mijat.E dyta djalin mos e fut ne komente se s’po flet me injorantet qe te rrethojne dhe votojne.Dhe e treta,djali jam i sigurte qe eshte i imi”, i përgjigjet komentuesi.
Kujtojë që Rama e ka shpallur vitin 2018 si vitin e Skënderbeut.
(B.H/Shuplaka)