05:29 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama intervistë për Euronews: Katsifas, i rrezikshëm. Politika të mos fusë hundët në bashkëjetesën e grekëve me shqiptarët

14:52 | 29/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama intervistë për Euronews: Katsifas, i rrezikshëm. Politika të mos fusë hundët në bashkëjetesën e grekëve me shqiptarët

“Një shembull i ndritshëm i respektit për pakicat” i përshkroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë marrëdhëniet bilaterale të vendit të tij me Greqinë.

Edi Rama iu referua çështjes së pronave të minoritarëve në Shqipëri, dhe frikën e shprehur për rrëmbimin e tyre, duke e cilesuar si “zhurmë” për të fshehur qëllimet politike, dhe e përshkroi “domethënëse” përparimin e arritur në negociata me qeverinë e mëparshme greke.

Kufijtë detarë
I pyetur për çështjen e kufijve detarë dhe se si po ecin negociatat aktualisht, kryeministri shqiptar iu referua përparimit të rëndësishëm të bërë në negociatat me qeverinë e mëparshme greke, ndërsa shprehu gjithashtu shpresë për një konsensus dhe me qeverinë aktuale.

“Ne kemi punuar me qeverinë e mëparshme për ca kohë dhe kemi bërë përparime të konsiderueshme dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, duke shpresuar se do të gjendet një zgjidhje konsensuale“, tha ai.

Shqipëria, një shembull respekti për pakicat
Në lidhje me ligjin e shpronësimit, i cili ka provokuar një reagim të mprehtë nga anëtarët e pakicës greke nga frika e shpërdorimit të pasurisë së tyre, Edi Rama foli për “marrëzi”.

‘Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Po, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi‘, tha Rama.

Sipas kryeministrit shqiptar, zhurma rreth çështjes është politike.

“Për sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, dhe shumë gjëra shkuan keq. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është thjesht riformulimi i legjislacionit ekzistues për të mirën e të gjithëve, dhe lufta e një sistemi korrupsioni. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me pakicën greke, por per të gjithë “.

Vdekja e Katsifa dhe bashkëjetesa e shqiptarëve me grekët

Edi Rama insistoi në deklaratën e tij pas vrasjes së një minoritari ne Bularat të Gjirokastrës, Konstantinos Katsifas, kur foli për “çmenduri ekstremiste”, duke thënë:

Kam besuar se dikush që drejton botën duke mbajtur një armë dhe duke kërcënuar jetën e njerëzve është i rrezikshëm.

Sa i përket faktit nëse vdekja e Katsifa mund të çojë në konflikt të vazhdueshëm midis komunitetit grek dhe shqiptar, kryeministri shqiptar u shfaq negativ.

“Unë nuk mendoj. Përkundrazi, besoj se historia e të dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn apo agjendat e ndryshme politike janë një. Prandaj nuk ka ndarje ose urrejtje në zemrat e komuniteteve ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar së bashku për shumë vite. Ata janë një shembull i ndritshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinjë dhe sa “të mallkuar” jemi për të jetuar së bashku dhe ta duam njeri-tjetrin. Kështu që unë nuk mendoj kështu. Nëse politika nuk fut hundët në interesat e vendit dhe përpiqet të fitojë mbështetje duke ushqyer urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë “. u shpreh Rama.

Pas

VIDEO/ Iu vodhën 100 milionë lekë së bashku me makinë Benz, çifti Kalemaj akuza gjykatave në Fier dhe Vlorë

Para

Aktori i humorit publikon foton me gruan, fansat kapen pas detajit: Kujdes dorën

Para
Aktori i humorit publikon foton me gruan, fansat kapen pas detajit: Kujdes dorën

Aktori i humorit publikon foton me gruan, fansat kapen pas detajit: Kujdes dorën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.