19:34 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama iu fryn ndasive ”veri-jug”: Vlonjatët kanë xhelozi për kuksianët, ka ardhur koha të na jepni Bashkinë!

15:04 | 05/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama iu fryn ndasive ”veri-jug”: Vlonjatët kanë xhelozi për kuksianët, ka ardhur koha të na jepni Bashkinë!

Në një kohë që Ura e Kukësit iu bllokua nga ana e qytetarëve kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytet përmes aeroportit të ri, nga i cili ende nuk kanë nisur fluturimet. (Lexo ketu) 

Teksa ka nisur takimin pranë aeroportit të Kukësit të dhënë me PPP, Rama dashje pa dashje ritheksoi edhe njëherë disa ide për ndarjen mes Veriut dhe Jugut të Shqipërisë.

Duke iu referuar këtij investimi, Rama tha se dhe në Vlorë do të ndërtohet aeroporti, ndaj nuk ka nevojë për xhelozira mes qyteteve.

‘’Sa herë që vij në Kukës dhe flas për aeroportin në Facebook-un tim hyjnë vlonjatët dhe komentojnë për aeroportin e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe kur shkoj në Vlorë, pasi bëheni xhelozë ju të Kukësit”, u shpreh Rama, ndërsa të njëjtin paralelizëm hoqi dhe me ndërtimet e stadiumeve në Kukës dhe në Vlorë.

‘’Aeroporti i Kukësit është një pikë e re strategjike për Veriun e vendit, dhe do të sjellë ndikimin e tij dhe në biznes”, tha më tej Rama, ku nuk nguroi t’iu kërkonte edhe votën në zgjedhjet lokale kuksianëve.

‘’Ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne, në mënyrë që të bëjmë ca gjëra që janë bllokuar. Na është dashur 4 muaj që të marrim leje te Bashkia në mënyrë që të ndërtonim spitalin, edhe pse fondi ishte dhënë nga ana e qeverisë”, deklaroi kryeministri.

Në fjalën e tij Rama u ndal dhe te protesta për taksën në Rrugën e Kombit, ku tha se qeveria reflektoi nga gabimi i bërë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi rama ne kukesndarje veri jugrama ne kukes
Pas

Bora Zemani në një projekt të ri televiziv, ja me kë do ta prezantojë

Para

Vizita e Ramës, protestuesit: Ai e ka tmerr Kukësin, ka histori të vjetra me ne. Le ta sjellë Safetin (VD)

Para
Vizita e Ramës, protestuesit: Ai e ka tmerr Kukësin, ka histori të vjetra me ne. Le ta sjellë Safetin (VD)

Vizita e Ramës, protestuesit: Ai e ka tmerr Kukësin, ka histori të vjetra me ne. Le ta sjellë Safetin (VD)

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘I uroj suksese ushtarëve tanë’, Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën me Ukrainën

Ngërçi politik në Kosovë/ Përfundon takimi i Kurtit me liderët e partive, Abdixhiku: Një farsë publike, qëndrimet ishin të njëjta

Orban paralajmëron për rrezik të luftës nëse Ukraina pranohet në NATO

Policia shpëton dy persona në rrezik në det në “Ranën e Hedhun”

Kaliforni, oficerët e policisë shpëtojnë foshnjën e harruar në makinë në temperaturën 43 gradë

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

Të paktën 24 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Pakistan

“Luftë e pakuptimtë”, Papa Leo XIV shpreh mbështetje për Ukrainën

Zjarr në zonën naftëmbajtëse të Kuçovës, rrezikohen 5 puse nafte dhe banesat përreth lagjes (PAMJE)

Irani hap hapësirën ajrore në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.