19:20 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Radhët kilometrike në kufirin greko-bullgar, si mashtroi Edi Rama me një foto të para 4 viteve (Çfarë ndodhi realisht në doganën e Kulatas)

16:22 | 17/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Radhët kilometrike në kufirin greko-bullgar, si mashtroi Edi Rama me një foto të para 4 viteve (Çfarë ndodhi realisht në doganën e Kulatas)

Kryeministri Edi Rama është përplasur sërish në distancë me presidentin Ilir Meta në lidhje me situatën e rëndë të krijuar pak ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, ku emigrantët mbetën në radhë për disa ditë.

Duke ju përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili publikoi letrën e ambasadës shqiptare në Greqi, e cila paralajmëronte kryeministrin Edi Rama, njëherësh ministër i Jashtëm, se shteti fqinj po ndërmerr masa për situatën anti-Covid-19, ky i fundit ka reaguar sërish. (LEXO KËTU)

Rama ka krahasuar vendin tonë me Bullgarinë dhe publikoi një foto duke treguar se çfarë ndodh në kufirin greko-bullgar.

“Sipas gazetës “Ekathimerini” radha e veturave që pritën nga Bullgaria në doganën e Kulatas në Greqi,shkoi 10 km,ndërsa ajo e kamionëve arriti 15 km!Por Presidenti bullgar s’doli të fajësojë qeverinë e as i quajti qytetarët pa atdhe e pa shtet! Mëso Ilir se s’të ka borxh Shqipëria!”, shkroi Rama duke publikuar edhe fotografinë e radhës kilometrike.

Por Rama ka publikuar sërish një ‘fake news’, pasi fotoja që ka publikuar është shkrepur në vitin 2016, gjatë një protestë të fermerëve të cilët kanë fikur traktorët dhe kamionët në të dy anët e kufirit duke shkaktuar fluks dhe radhe kilometrike ne te dy anet e kufirit (jo vetëm atë bullgar). (shiko këtu).

Krahasimi i publikuar nga kryeministri Edi Rama, nuk gjen një paralele me situatën e krijuar në vendin tonë, pasi radhët kilometrike në doganën e Kulatas, në vitin 2016, janë krijuar për shkak të një proteste të fermerëve grekë nga njëra anë dhe të shoferëve të kamionëve nga ana tjetër e kufirit.

Ndërkohë që për sa i përket radhëve të krijuara për shkak të pandemisë së Covid-19, ne kufirin greko-bullgar në fillim të muajit gusht, mediat bëjnë me dije se radha po në këtë pikë kufitare ka qenë vetëm pak kilometra dhe brenda pak orësh kjo e fundit është boshatisur.

Ndërkohë në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës më së shumti qytetarë shqiptarë, por dhe të huaj kanë qëndruar me ditë të tëra në radhë në një varg makinash që zgjatej deri në 25 kilometra. Vetëm ditën e sotme situata në 2 pikat doganorë është rikthyer në normalitet, ndërsa emigrantët shqiptarë në Greqi akuzuan shtetin shqiptar për lënie në mëshirë të fatit. Kriza kulmoi me vdekjen e një fëmijë 10 vjeç i cili u përplas nga një autoambulancë. Sipas dëshmive, i mituri po qëndronte në anë të rrugës së bashku me të ëmën.

Kryeministri Rama në disa reagime të tij në rrjete sociale ka këmbëngulur se fëmija i ka prerë rrugën mjetit, ndërsa dëshmitarët hedhin akuza se ambulanca po lëvizte me persona të cilët në këmbim të ryshfeteve kalonin doganën drejt shtetit grek. Po ndërsa ende nuk ka një përgjegjës për një dramë të madhe që u konsumua për orë e ditë më radhë në kufi të shtetit shqiptar, kryeministri Rama ka nisur cicmicet e lëna mënjanë për pak kohë me presidentin Meta duke e relativizuar paaftësinë e qeverisë së tij me një protestë bllokadë të para 4 viteve, për të cilën duhet të theksojmë që bullgarët kërkuan dhe një kompensim të mirë financiar nga qeveria e Greqisë.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: edi ramakakavije
Pas

“Çfarë ‘magjie’ bëri Janullatosi që nuk e bëri dot Ministria e Jashtme shqiptare?” Çollaku nuk përmbahet: Është karagjozllëk! Na fëlliqën

Para

Organizuan dasma në kohë ‘Covid-19’, gjobiten restorantet, për dy prej tyre merret masa drastike

Para
Pòlicia ndërpret dasmën në Durrës, dhimbje koke për pronarin e lokalit, ja gjoba që duhet të paguaj

Organizuan dasma në kohë 'Covid-19', gjobiten restorantet, për dy prej tyre merret masa drastike

Discussion about this post

 



Të Fundit

Presidenti i Interit, Marota: Do flasim me Çalhën, për Ademolën na prisni dhe pak

Endri Shabani i përgjigjet Lapajt, tregon negociatat me dajën: U ulën të dy, por e quajti Adriatikun gënjeshtar

Takim historik në Ramallah, ambasadori amerikan takohet për herë të parë me zyrtarë palestinezë

Trafik droge nga Siria drejt BE-së me vlerë 2.7 mln euro, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet për 13 të pandehurit, ndryshon vendimi për Kudret Rustemajn

Vajza nëntëvjeçare qëllohet me plumb në kokë gjatë një shkëmbimi me armë zjarri mes bandave turke në Londër

Irani paralajmëron Europën, zyrtari iranian: Hakmarrja me sanksione për programin bërthamor nuk ka bazë ligjore

“Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale

Kapet në mes të detit kokainë me vlerë 33 milionë dollarë

Ukraina ashpërson kontrollin ndaj agjencive kundër korrupsionit

Zëvendësprokurori i SHBA-së do të takohet me Ghislaine Maxwell për hetimin e çështjes Epstein

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.