11:23 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Edi Rama kërcënon krerët e PS-së dhe deputetët: Pse do e nisim sot fushatën për zgjedhjet lokale

12:19 | 07/09/2018
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama kërcënon krerët e PS-së dhe deputetët: Pse do e nisim sot fushatën për zgjedhjet lokale

Kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar pas përjashtimit të deputetit Gjetan Gjetani, se i njëjti fat pret dhe kolegët e tij në rast se ndërhyjnë sa i përket emërimeve.

Rama tha nga ana tjetër që PS-ja duke filluar nga sot nis fushatën elektorale për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.

‘’Nuk është problemi ynë që të fitojmë zgjedhjet pasi nuk kemi kundërshtarë përballë, ne duhet që të fitojmë besimin e njerëzve. Ne nuk mundet më që të jemi si të tjerët që listat e këshilltarëve bashkiakë ti bëjmë natën e fundit dhe sipas qejfit, prandaj ne duhet që të fillojmë që sot fushatën. 

Shumica e këshilltarëve që janë sot kanë mundësinë që të jenë përsëri në lista, po duhet që t’iu japim mundësi dhe të tjerëve. Ne do të nisim tashmë turin e llogaridhënies së kryebashkiakëve, njësoj siç bëri edhe qeveria para pushimeve. Do jetë dhe partias aty, për të kuptuar nëse kryebashkiakët mund të jenë përballë në betejën e radhës”, u shpreh Rama.

Pjesë nga deklarata:

Ia vlen të thuhet se fushata e llogaridhënies ishte një aktivitet shumë i nevojshëm, prej ku besoj shumëkush prej nesh arriti të marrë energji pozitive dhe mësime të vlefshme nga komunikimi intensiv me njerëzit në gjithë vendin. 

Asnjëherë më parë, që kur jam në krye të PS nuk ka pasur një aktivitet me një shtrirje të tillë, që nga ministrat te drejtuesit e partisë, deputetët kanë shkuar në çdo njësi vendore të vendit. Është një risi që ne duhet ta pasurojmë në vijim, por është me rëndësi që tej aspekteve pozitive dhe falënderimeve të merituara për ata që u angazhuan, të themi një të vërtetet që duhet të merrmi që nga e hëna,

Partia në territorit është larg së qëni PS që duam për sfidat që kemi përpara. Krerët në degë e kanë braktisur detyrën në terren, kjo bien ndesh betimit që kemi bërë, lufta për të çuar tepsinë për skrap

Nuk është luftë propagandistike, as për të ndarë vendin në engjëj e djaj, por për të kuptuarit e shtetit që e ka penguar vendit të bëhet shteti që ne duam.

Çfarë ne duhet të nisim menjëherë si proces thellimi të përpjekjes sonë për të qenë sa më pranë njerëzve është prishja e kësaj paqeje në gjithë terrorin e vendit, Shqipëria nuk e ka luksin të lërë jashtë mundësive për të shërbyer në shtetin e vet njerëz me kapacitete, dhe për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole ekskluzive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit shqiptarë, nëse ne dështojmë në këtë mision është dështim historik për PS dhe na rrofshin pastaj qokat dhe nderet e punësimet e pamerituara duke shkelur ligjin dhe ndërhyrë në mënyrë të pabesë mes fëmijëve tanë dhe të ardhmes.

Askush nuk u ka kërkuar krerëve në rrethe të jenë shefa kuadri.  Ne nuk i kemi në detyrë krerët e PS kjo duhet të ndryshojë dhe do të bëjmë çmos që të ndryshojë.

***

Politika për ne nuk është futboll që fitojmë një ndeshje dhe bëjmë festë. Qeveria dhe grupi dhe PS janë forca që transformon besimin e njerëzve në mundësia për njerëzit. Nuk e meriton shumica e shqiptarëve dhe PS, pjesa dërrmuese e atyre që janë të pranishëm që të marrin kosto për hajdutë, parazitë, grabitqarë, ordinerë që janë në zyrat e shtetit, qofshin nga partitë e tepsisë dhe nga ata që këtu mes nesh ka në kokë tepsinë, kush e ka në kokë tepsinë është tradhtar i PS, dhe nuk ka kuptuar se ajo nuk është as LSI, as PD, e asnjë nga bishtat që i kemi kulaç përballë, është numër 1, nëse bën si 2 apo si treshi bëheni vetë si bën figura e gisht.

PS duke kopjuar shushunjat thjesht humbet gjakun e vet, çfarë fushate do të bëjmë ne për të hapur PS nëse nuk fokusohemi te forcat më pozitive të çdo territori, pa i ndarë në tanët dhe të atyre, pa i parë në sy, por duke i hapur derën dhe duke i dhënë vendin që meritojnë, një fushatë anëtarësimesh sot është e nevojshme, se duhet të fuqizojmë procesin qeverisës, të forcojmë lidhjet me njerëzit.

***

Kryetarët që mbushin lista me regjistrime të panevojshme në mos fiktive nuk mund ta pranojmë , për këtë duhet ristrukturuar rrënjësisht sekretariati i PS. Thirrje deputetët, jeni atje për të gjithë, nuk jeni për të bërë kuadrin atje, PS duhet të jetë dhe të bëhet me çdo kusht, mishërimi i shprehjes së popullit, hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj, ky duhet të jetë motivi i çdo deputeti, anëtari kabineti. 

(E.K/FAXWEB.AL)

 

 

 

Pas

Hakmerret Edi Rama/ Një ditë pas akuzoi policinë si të paaftë, përjashtohet nga grupi i PS-së

Para

Padi civile për Baton Haxhiun dhe gazetarin e tij, akuzat e forta të historianëve

Para
Dhuna në Kuvendin maqedonas, Haxhiu: E organizuar nga Gruevski, ka dhe mbështetje nga Shqipëria

Padi civile për Baton Haxhiun dhe gazetarin e tij, akuzat e forta të historianëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përndjekje dhe publikim të të dhënave në rrjetet sociale, disa të arrestuar e të proceduar në Tiranë

U nda nga jeta në moshën 58-vjeçare, kush ishte Artan Lame, karriera dhe kontributi që la pas

Nënshkruhet marrëveshja për zhvillimin e parqeve eko-industriale! Gonxhja: Projekti përfundon në 2027, parashikon një buxhet prej 600 mijë eurosh!

Dosja 5D! Debat mes avokatëve në Gjykatë, kërkesa për gjykim të shkurtuar nxit përplasje

Ndërron jetë në moshën 58-vjeçare Artan Lame, Rama: Jam pa fjalë! Ngushëllime familjes dhe miqve

Aksident në Korçë, drejtuesi humb kontrollin dhe del nga rruga

Ndahet nga jeta Artan Lame

Vrasja e çiftit izraelit në SHBA, ministria e Jashtme e Izraelit publikon foto dhe emrat e viktimave

Dosja ‘Toyota Yaris’, dënohet me 4 vite burg avokati Radovan Çela

Kallas: Dialogu Kosovë-Serbi, domosdoshmëri për të ecur drejt BE-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.