23:22 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Interpelanca”, Rama: Kanë hallin e datës së zgjedhjeve, s’ia kanë haberin integrimit

11:49 | 22/12/2016
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
“Interpelanca”, Rama: Kanë hallin e datës së zgjedhjeve, s’ia kanë haberin integrimit

I thirrur për interpelancë në seancën plenare që përmbyll këtë vit, kryeministri Edi Rama tha se e pranoi këtë interpelancë për t’i dhënë përgjigje shqiptarëve se ata që kanë kërkuar interpelancë nuk ia kanë idenë procesit të integrimit.

“Nuk duhet të jesh ministër i Integrimit, duhet të kesh pak haber, ose aspak haber veç të vish këtu e të kuptosh. Asnjë nuk priste një datë për hapje të negociatave. Kemi qenë shumë të qartë me kushtin, fillimin e zbatimit të ligjit të Vettingut. Këtë e dinë gjithë shqiptarët veç të madhit Sali dhe të vegjëlve të mbushur me vrer që sot janë mbledhur bashkë për të bërë një interpelancë. Kanë një kusht të vetëm. Këtë kusht e kanë thënë gjithë ndërkombëtarët, që përsërisin “Vettingu”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh më tej se shqetësimi i këtyre që kanë kërkuar interpelancë nuk është data për hapje të negociatave për anëtarësim, por zgjedhjet e ardhshme të 2017-ës: “Këshilli Europian nuk ka dalë fare në konkluzion për politikën e zgjerimit. Ka të bëjë me veton e vendosur për Turqinë. Është e pamundur t’i përkthesh gabim e të vish këtu e të akuzosh qeverinë e Shqipërisë. E dimë që procesi është shumë i gjatë, e kemi thënë të gjithë së bashku. Këta duan të ndryshojnë fatin e tyre në zgjedhjet e ardhshme duke kërkuar një datë për të cilën s’ia kanë haberin. Duan të bëjnë garë me të madhin Sali.”

“Jam thirrur nga Nardi, Beni dhe Vangjeli. Po qe për ta duhet ta mbyllja këtu, por do vazhdoj për shqiptarët. Pesë prioritetet kyçe nuk janë kushte, por kritere që do të na shoqërojnë gjatë gjithë negociatave por me gjasë dhe pas anëtarësimit. Keqkuptimi më i madh, lidhja e datës me pesë kriteret. KE ua thotë atyre që kuptojnë, që dinë të lexojnë, jo atyre që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë vetë. Këshilli Europian theksoj që nuk ka nxjerrë konkluzione. Komisioni Europian thotë që Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm. KE ta jep, Nardi, Vangjeli dhe Beni s’ta lënë.”, vijoi më tej kryeministri.

Duke cituar më tej raportin e Komisionit Europian, Rama tha nga foltorja e Kuvendit se deputetët që kërkuan interpelancë nuk e dinë as se cilat janë pesë prioritetet kyçe e kanë si qëllim t’ia kalojnë në akuza ish-kryeministrit Berisha.

“Këta nuk i dinë kush janë pesë prioritetet: reforma në administratën politike, reforma në drejtësi, ripërsëritet zbatimi i ligjit të Vettingut, lufta kundër korrupsionit. KE thotë që njihet një trend potivi në rritje në goditjen e krimit. Komisioni ndryshe nga Z. Nardi, Vangjeli, Beni dhe Saliu flet për arritje në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikut të drogës. Vijojmë me kriterin ekonomik që këta e kanë me qejf të madh “Vendi vlerësohet për progresin e kryer,luftë kundër informalitetit, rritje ekonomike e përshpejtuar”. Në deklaratën përfundimtare thuhet “Vendet anëtare mirëpresin hapat e Shqipërisë në lidhje me 5 prioritetet”. Por këta tanët kanë hallin e zgjedhjeve. Nuk dallohen më, duan t’ia marrin radhën Saliut. KE thotë më tutje “Shqipëria ka bërë progres krahasuar me vendet e tjera që janë pjesë e paketës së zgjerimit.” Doni datë? Të fillojmë të zbatojmë ligjin e Vettingut. Doni datë ju për negociatat, hajdeni, për datat e tjera mos u mërzisni. Mos u tregoni shqiptarëve broçkulla! Jeni vetëm duke tretur njëri-tjetrin.”, tha në mbyllje të fjalës së tij Rama. (XH.A/SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramaintegrimiinterpelancezgjedhjet 2017
Pas

Blushi për Ramën: Kemi kërkuar interpelancë, duam të dimë ç’ka bërë ai deri më tani!

Para

Përplasja, Blushi-Leskajt: Ka 25 vite që disa njerëzve nuk iu ndërpritet fjala, mos më bëj të flas

Para
Përplasja, Blushi-Leskajt: Ka 25 vite që disa njerëzve nuk iu ndërpritet fjala, mos më bëj të flas

Përplasja, Blushi-Leskajt: Ka 25 vite që disa njerëzve nuk iu ndërpritet fjala, mos më bëj të flas

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

“Mandati 10 dhe 11 i konsoliduar”/ Balluku: Preferoj të pres kutinë e fundit

PS dominon edhe te votat e Diasporës, Nisma Shqipëria Bëhet forcë e tretë me 8.4%

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.