09:18 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama kërkon me ngulm votat e tyre, LSI: Të mos marrim pushime, të ulemi në tryezë

11:17 | 23/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Më vjen keq që kjo ditëlindje vjen në një moment të vështirë”, kë uroi sot Monika Kryemadhi

Në sallën e Kuvendit është mbajtur sot seanca e fundit e këtij sesioni parlamentar, ku në rend dite është edhe votimi për ndryshimet në ligjin “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”, që synon të zgjidhë ngërçin e krijuar me Shkollën e Magjistraturës, për miratimin e së cilës nevojiten 84 vota.

“Nga sot, deri sa të zgjidhet problemi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë të mos fillojë pushimet Kuvendi. Deri sa të bëhet funksionimi normal i sistemi të drejtësisë. 

Nuk mund të vazhdojmë si në një situatë normale, nuk është problemi i regjistrimit të Magjistratëve, por funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, pa të cilën çdo pushtet tjetër duhet të reshtë së ekzistuar”, u shpreh Luan Rama, duke kërkuar ndërprerjen e seancës se Kuvendit.

Në përgjigje të kërkesës së tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se “Seanca do të vazhdojë normalisht në pritje të një përgjigjeje të kreut të PD. Pas kësaj do të thërras të tre drejtuesit për të kërkuar dialogun që ju kërkuat”, u shpreh Gramoz Ruçi.

”S’ka radhë për propozimet, mjafton të jenë funksionale. Kemi kërkuar prej kohësh që dialogu të jetë serioz dhe i vazhdueshëm. Jemi përballë një kolapsi institucional, është emergjencë kombëtare. Ligjin do e bëjnë bandat. Jemi pjesë e së njëjtës opozitë, misioni është kthimi në normalitet e kushtetueshmërie të kësaj reforme. 

Reforma në Drejtësi është një sfidë kombëtare dhe ka nevojë për angazhimin e të gjitha forcave politike. Propozimet janë racionale, e duhet të gjejnë mbështetje. Në të gjitha kontaktet që kam pasur edhe PD mbetet e gatshme për bashkëpunim. Jemi përballë një kolapsi institucional do të bllokohen gjykatat. S’besoj se çështjet e rëndësishme mund të zgjidhen me njëanshmëri”, -tha Luan Rama në daljen e tij për mediat.

Ligji në fjalë kërkon shumicë të cilësuar me 84 vota, të cilën Partia Socialiste nuk e arrin dot pa ish-aleaten e saj, LSI-në, tashmë në opozitë.

Përveç 74 kartonave të saj, PS-ja ka të sigurtë votën e Tom Doshit, 3 votat e PDIU-së dhe atë të Robert Bitrit, që zyrtarizoi largimin nga LSI-ja duke u regjistruar si i pavarur, gjë që çon mazhorancën në kuotën e 79 votave.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

“Prindër kini kujdes nga sjelljet tuaja/ Frika nuk largohet duke e “përplasur” fëmijën në ujë dhe duke qeshur”

Para

Artistët kërkesë Metës: Mos e dekreto ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar

Para
Artistët kërkesë Metës: Mos e dekreto ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar

Artistët kërkesë Metës: Mos e dekreto ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Demonstruesit pro-palestinezë në Vilnius i bëjnë thirrje Lituanisë të sanksionojë Izraelin

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.