Nuk e ka menduar gjatë kryeministri Edi Rama. Pas shkarkimit të ministrit Saimir Tahiri dhe 3 të tjerëve: Ilir Beqaj, Bledi Çuçi dhe Blendi Klosi, me të dalë nga mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama komunikon për publikun emrat e ministrave të rinj. Ata do të jenë:
1.Fatmir Xhafaj, ministër i Punëve të Brendshme (Deputet i PS-së)-zëvendësoi Saimir Tahirin
2.Olta Xhaçka-ministër i Mirëqënies Sociale (Deputete e PS-së)-Zëvendësoi Blendi Klosin
3.Ogerta Manastirliu-ministër i Shëndetësisë (Drejtoresha e QSUT-së)-Zëvendësoi Ilir Beqajn
4.Eduard Shalsi do jetë ministër i Pushtetit Vendor (Deputet i PS-së)-Zëvendësoi Bledi Çuçi
Rama tha në komunikimin për mediet se do japë sot detaje të tjera në emisionin ”Top Story” të Sokol Ballës. ”Për të tjerat, sonte në orën 9 në ”Top Story”, u shpreh ai.
“Së pari këto ndryshime s’kanë asnjë lidhje me shfaqjet elektorale qe jepen një orë paradite dhe një orë pasdite në studion tv që është instaluar këtu poshtë zyrës time. S’kanë lidhje as me deputetët e shkretë të PD-së që bëjnë me turne nate me grafik për të ruajtur studion dhe turfullojnë me njëri-tjetrin për pagesat e figurantëve për të duartrokitur liderin që nuk e ka. S’kanë asnjë lidhje ndryshimet sigurisht as me muzikën, që mbush çadrën bosh gjatë gjithë ditës se të jem i sinqertë është një muzike nën nivelin mesatar të klubeve të natës së Shqipërisë. Ndryshimet janë duke fillluar nga:
-Saimir Tahiri, kampioni ynë, sipas anketimit të BE ku besimi tek Policia e Shtetit është më e madhja.
-Blendi Klosi, i cili çoi përpara stafetën që la Erion Veliaj.
-Ilir Beqja, i cili u godit pa mëshirë, me lotë farmaceutikë.
-Blendi Çuçi, udhëhoqi reformën territoriale me Bashkimi Finon.
Kjo nuk lidhet me ndonjë kërkesë të Ilir Metës, partnerit tonë në qeverisje. Ndryshimet e qeverisë reflektojnë rëndësinë e fokusimit me energji të vazhdueshme pranë njerëzve në fushatën e zgjedhjeve. U bëj thirrje të gjithë mbështetësve të PS, të ngrihen në këmbë, të trokasin derë më derë për një fitore më të pashembullt se e shkuara.
Të gjitha ndryshimet jane politike dhe ministrat dhe ministret qe do t’i çoj presidentit për dekretim do të jenë të 4 nga rradhët e PS-së”, komentoi dje shkarkimet e ministrave Edi Rama. (V.G/SHUPLAKA)

