Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ka folur edhe rreth largimin të të rinjve ku ka nxjerrë shifrat e largimeve.
Rama tha se Mona , Luli dhe Basha nuk do të bëhen dot magnet për të rikthyer të rinjtë e larguar, ndërkohë që paralajmëroi se në dekadën e ardhshme trendi është që të rinjtë të largohen.
Sakaq Rama tha se njerëzit që jetojnë në emigracion do të kenë mundësi që të bëhen deputetë të PS-së.
Pjesë nga fjala e Ramës
Shikoni sa njerëz kanë ikur në 2008. Këto janë nga shifrat e Eurostat. Shikoni vazhdimin dhe shikoni diferencën dhe ndërkohë shikoni si ka rënë relativisht ka rënë. Përtej sa ikën atëherë e sa ikën tani ky është një fakt që të rinjtë ato që janë në gjendje pune ikin një pjesë ikin. Ka dhe nga ato që kthehen por a është kjo një tendencë shqiptare.
Apo është një tendencë rajonale, ku ka qytete të tëra të vdekura komplet që nga Lituania e deri në Bullgari dhe kush është zgjidhja. A ka një zgjidhje me të rënë të lapsit. A është ardhja e Ilirit, Lulit, Saliut dhe Monës një magnet që do të thithë shqiptarët në Shqipëri. Është e studiuar se edhe një dekadë tjetër trendi do të jetë ky më shumë do të ikin se do të vijnë. Në të gjitha vendet ama është po ashtu e qartë se nëse në do të bëjmë gjërat e duhura dhe gjërat e duhura i dimë shumë mirë se cilat janë në do të jemi ndër vendet që do ta stabilizojmë këtë trend. Që shqiptarët kanë ikur, do ikin dhe do kthehen kjo është gjëja më normale. Që ekuilibri të jetë më i qendrueshëm, ne duhet të mendojmë dhe për nesër.
Edhe në këtë pikë ne jemi dallimi me ato. A ka njëri që e beson se LSI-ja mund të pajtohet me një shtet që ajo është pjesë e pushtetit dhe funksionon merita përveç meritës që të jesh anëtar, apo aksioner i kësaj partie. Ne na duhet që për ne kjo fazë dhe kjo zgjedhje janë një betejë jo me ato që kemi mbrapa po me shqetësimet e thella të njerëzve. Dhe me ato pasiguri për të ardhmen që sot janë krijuar dhe si një rezultat i një ndryshimi në vendin kua to jetojnë dhe në mënyrën e jetese. Njerëzit që jetojnë në emigracion do të kenë mundësi që të bëhen deputetë të PS-së. Anëtarët e partisë do ti vlerësojnë deputetët në tre cikle.