Kryeministri Rama, nga Vlora, ka hyrë përsëri “live” në rrjetet sociale për t’u bërë apel qytetarëve për të votuar PS-në.
Megjithatë kjo tani është bërë e zakonshme, por ajo që mund të bëj përshtypje është shpërndarja që i bën videos një demokrat i cili braktisi listën e PD-së për të mbështetur Partinë Socialiste.
Është Fjala për Lefter Maliqin i cili kaloi nga PD për tek PS, duke mbështetur Edi Ramën.
Ai ka qenë në qendër të kritikave të fundit nga demokratët për shkak të këtij kalimi surprizë në anën e socialistëve.
Maliqi u mbrojt duke thënë se largimi i tij erdhi pasi ai nuk ishte renditur në listën e PD aty ku i takonte dhe ku mund të dilte fitues. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post