Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët, i pyetur në lidhje me ndryshimet kushteutese për Reformën Zgjedhore tha se nëse Lulzim Basha nuk e do marrëveshjen e heqim.
Rama pranoi se marrëveshja e dakordësuar me datën 5 qershor nuk i ka pëlqyr, ndërkohë që shtoi se nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim, ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve.
“Cdo pikë e kërkuar nga PD-ja do të respektohet dhe sot miratuar nga ana jonë, shpresoj ta gjejnë konsensusin edhe me palën tjetër, pjesë e Kodi Zgjedhor, PD-ja nuk ka ekskluzivitet mbi parlamentin. Nëse Basha mendon se marrëveshja është hedhur në kosh dhe nëse vërtetë nuk e do më marrëveshjen ka një mënyrë shumë të thjeshtë, ka një mënyrë për ta provuar që ekziston, ta heqim, të depolitizojmë administratën zgjedhore, të bëjmë edhe 2-3 ndryshime të tjera që ne i donim ata jo dhe unë mendoj që do i bënim mirë vendit, zgjedhjeve. Natyrisht e them këtë për të kuptuar të gjithë se e kundërta është e vërtetë, marrëveshja është aty dhe ne do të bëjmë çmos që të votohet me konsensus nga opozita parlamentare, që për fat të keq ka huqet e shtëpisë ku është rritur dhe kioskave përreth.”- tha Rama.
Rama shtoi se në politikë ka një rregull, se kush gabon paguan, duke ju referuar opozitës e cila braktisi Kuvendin dhe tashmë nuk ka më forcën e kartonit.
“Ne jemi të vetëdijshëm që duhet të leshojmë më shumë se të tjerët, jo se e kemi për detyrë. Me lejoni t’ju kujtoj se në Europën ku duam të integrohemi reformat elektorale bëhen me shumca të thjeshta. E dini që Greqia, ndryshoi sistemin elektoral, ne nuk kemi ndryshuar sistemin.
Në politikë ka një rregull, kush gabon paguan. Ato se kanë, do të kishin dhe fjalën dhe votën, e kanë disa të tjerë votën. I kanë sjellë me firmën e vet Basha dhe drejtuesit e tjerë. Do të rrijë Shqipëria peng kur unë kam mundësi për një hapje tjetër të sistemin se nuk do grupi i partive që kanë ikur nga parlamenti. Ajo marrëveshje mua nuk më pëlqen, por nuk dua të rrëzohet. Ne donim depolitimin e administratës zgjedhore.”- tha Rama. (M.Q/Faxweb.al)