Një ekspozitë me vizatime satirike është shpalosur së fundmi përpara “Çadrës së Lirisë”. Diçitura e ekspozitës me vizatimet satirike mban emrin “Edi Rama me 40 hajdutët”.
Shënjestër e këtyre vizatimeve satirike janë bërë kryeministri Edi Rama, ministrat Saimir Tahiri, Ilir Beqaj, Damian Gjiknuri, Ditmir Bushati, Arben Ahmetaj, deputetët Erjon Braçe, Taulant Balla, si dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Edi Rama shfaqet i veshur si “Ali Baba” dhe ministrat, deputetët e kryebashkiaku i tij, si hajdutët që e rrethojnë, frymëzuar nga përralla që jep mesazhin se këta janë hajdutët e kryeministrit.
Të rrethuar nga protestuesit, ata janë “dënuar” simbolikisht për vjedhjet e kryera duke i përshtyrë. (XH.A/SHUPLAKA)