08:22 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama me avion nga Zvicra për takim urgjent me Ilir Metën. Firmoset marrëveshja e koalicionit, zbulohet ”Kumbari”

00:01 | 01/04/2017
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama me avion nga Zvicra për takim urgjent me Ilir Metën. Firmoset marrëveshja e koalicionit, zbulohet ”Kumbari”

Natën vonë, Edi Rama mbërrin me avion nga Zvicra për takim urgjent me Ilir Metën. Të dy firmosin marrëveshjen e re të koalicionit PS-LSI.

”Shuplaka” mëson se Rama dhe Meta kanë preferuar të takohen të dy, vetëm me praninë e një njeriu, Johannes Hahn, Eurokomisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerimin në BE.

Ai është kumbari i koalicionit të tyre parazgjedhor, pas 4 viteve të para.

Tani Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës i mbetet të qëndrojë në çadër ose të futen në zgjedhje të vetëm. Nuk ka më asnjë dyshim. Rama dhe Meta kanë vendosur të sfidojnë së bashku Bashën, ndërkohë që me ta është bashkuar edhe Ben Blushi, Shpëtim Idrizi dhe Gjergj Bojaxhi.

Në terren do t’i ndihmojë me vota edhe Koço Kokëdhima, duke kontribuar më shumë për Sarandën. Menjëherë pas koalicionit ka reflektuar edhe Paulin Stërkaj, i cili ka menduar t’i ndihmojë në Shkodër, edhe pas qejfmbetjeve me Edi Ramën.

Endri Fuga, i relaksuar nga rezultati i ka dërguar një mesazh në WhatsApp Sokol Ballës për t’i dhënë lajmin e madh, por misioni është dekonspiruar nga portalet.

”Top Channel” nuk ia ka dalë të jetë i pari në publikimin e lajmit. Nga brenda LSI-së mësohet se ka qenë Spartak Braho ai që ka këmbëngulur për firmosjen finale, por Luan Rama ka dashur ta kundërshtojë ashpër duke përdorur si argument mëdyshjet e tij.

Burime të sigurta pranë dy partive tregojnë se i gjithë informacioni i mësipërm nuk është aspak i vërtetë, kështu që redaksia e ”Shuplaka”-s del në konkluzionin se sa është shkruar më lart është botuar pa verifikim, shpejt e shpejt, ashtu siç bëjnë një pjesë e madhe e portaleve në vend.

Veçse me një ndryshim, sot është 1 prilli! Gëzuar!/(V.G- SHUPLAKA)

 

Etiketa: edi ramailir metakoalicion ps-lsi
Pas

Aliaj zbulon “Një Tiranë tjetër”, jo ajo që paraqet Veliaj në rrjetet sociale (FOTO GALERI)

Para

Qytetarët në burgje se rregullojnë çatitë, heshtje kur prefekti i Tiranës ngre pallatin

Para
Qytetarët në burgje se rregullojnë çatitë, heshtje kur prefekti i Tiranës ngre pallatin

Qytetarët në burgje se rregullojnë çatitë, heshtje kur prefekti i Tiranës ngre pallatin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.