Sali Berisha i siguroi qytetarët se Edi Rama nuk e lëshon karrigën, më mirë vret veten sesa të largohet. Duke e akuzuar se tentativa të tilla nga ana e tij ka pasur jo pak herë, ai e paralajmëron kryeministrin se do ta paguajë tepër shtrenjtë gjithçka që u ka bërë shqiptarëve.
“Për Edi Ramën ka rëndësi mashtrimi që lëshon, mendon se shqiptarët e besojnë. Shqipëria që do Edi Rama është Shqipëria e karriges së tij, pasi krimin ai e ka nder, lavdi, shtyllë kryesore të pushtetit. Me krimin, ai i thotë opozitës të mbyllë gojën. U fut tmerr dhe neveri njerëzve të pambrojtur.
Edi Rama më parë vret veten se sa ikën. Sepse tentative të tilla ka pasur jo njëherë gjatë jetës së tij. E garantoj se ne do ta bëjmë të dëgjojë zërin tonë.
Urojmë që t’i vijë mendja e të pranojë zgjedhjen e ofruar. Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë europiane. A të gënjen mendja se do mund të rrëmbesh votën, lirinë, të vazhdosh pushtetin. Do e paguash tepër shtrenjtë, se atëherë do i kesh rënë vetes.”, deklaroi Berisha nga çadra.
(XH.A/SHUPLAKA)