Në një video që është bërë virale në internet ditën e sotme, shihen kryeministri Rama dhe ish-deputeti i LSI-së Lefter Koka të cilët i bëjnë thirrje ish-ministrit NasipNaço që t’u bashkohet për të pirë një gotë verë. Ftesa për një gotë nënkupton dhe ftesën për afrimin me Partinë Socialiste, veprim të cilin Naço e ndërmorri ditën e sotme.
Burime nga LSI bëjnë me dije se kryetarja Kryemadhi disponon edhe video të tjera kompromentuese të aktorëve politikë të mazhorancës, të cilat do t’i bëjë publike në ditët në vijim.
Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).
Hë mo fol ti…
Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…
Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…
Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…
Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.