Aleanca për Teatrin ka thirrur ditën e sotme në tjetër protestë tek sheshi, ndërkohë që ka marrë edhe mbështetjen masive të opozitës.
Mirëpo duket se ka edhe lëvizje në kryeministri, ku pak minuta më parë kamera e Fax News ka fikësuar makinën e kryeministri Edi Rama i cili është futur në zyrë, ndërkohë që rrethohej nga forca të shumta policie.
Po veç kryeministrit Edi Rama nga hyrja e parme është parë që në zyrën e tij ka mbërritur ambasadorja amerikane Yuri Kim ndërkohë në kryeministri është parë të fute edhe ambasadori gjerman Peter Zingraf.
Ende nuk bëhen të ditura detaje në lidhje me zhvillimin e takimit midis tyre, ndërkohë që shumë pranë kanë nisur që të mblidhen dhjetra protestues, duke ju përgjigjur thirrjes së Aleancës si dhe opozitës.
Dje Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim, është takuar me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada zbardhi edhe detaje nga takimi.
“Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit. Ambasadorja theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE. Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”.
(M.Q/Faxweb.al)