Kryeministri Rama ka pasur një konferencë të përbashkët me kreun e PES (Partitë eurosocialiste), Sergei Stanishev.
Gjatë takimit Rama i pyetur nga gazetarët në lidhje me çështjet e aktualitetit, preferoi të shmangte çdo koment. Ai tha se në prani të anglishtfolësve nuk preferon që të flasë për opozitën.
I pyetur nga ana e gazetares së ‘’Fax News” Ambrozia Meta se pse Policia ka bllokuar rrugën në ambientet para gjykatës së Tiranës Rama u shpreh: Nuk merrem me opozitën kur jam me miqtë e mi anglishtfolës, për të shmangur përgjigjen no koment.
Rama përmendi të njëjtin togfjalësh për disa herë. Në këtë mënyrë Rama iu përgjigj dhe pyetjeve të tjera, që kishin të bënin me akuzat e Lulzim Bashës për uzurpimin e shtetit dhe Edi Palokës për komisionin hetimor për çështjen Tahiri.
“Nuk i përgjigjem opozitës. Ka qenë dhe mbetet zgjidhja që duhet e do t’i japim atyre që janë subjekt i sistemit të pagesës dhe patjetër që do vlejë, un as kur flas anglisht as kur jam me ata që kuptojnë vetëm anglisht, nuk flas për opozitën e vendit.
Jemi shumë të fokusuar tek momenti i çeljes së negociatave, por nuk harrojmë se ky proces i përafrimit të mëtejshme me BE ka dhe një anë tjetër të medaljes që BE të mbajë fjalën dhe të lejojë lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Jam i sigurtë që presidenti i PES, do të shtonte me qëndrimin e tij publik një element të rëndësishëm,” tha me tej kryeministri Rama.
(E.K/FAXWEB.AL)