Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme i pranishëm në ceremoninë zyrtare të 100-vjetorit të Luftës së Vlorës.
Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se Lufta e Vlorës është një nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme për nga historia e saj dhe përfundimi.
”Një luftë e fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur. Iu jemi borxhlinj edhe për Luftën e Vlorës. Është momenti për të kujtuar peshën e kësaj ngjarje. Në këtë përvjetor është momenti për të kujtuar jo thjesht herozimin por dhe peshën e kësaj ngjarje si një akt kundërshtie ndaj një force të huaj por dhe si një akt këmbëngulje”, tha Rama.
Ndërkohë që në këto momente, Rama ndërpreu fjalimi duke i kërkuar ndjesë kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, i cili është nga Tepelena.
“Prandaj vlonjatëve duhet t’u jemi borxhlinj… Gramoz mos m’u mërzit, ndjesë por kjo nuk e përjashton faktin që edhe tepelenasve duhet t’u jemi borxhlinj,”– tha Rama dhe më pas nisi të fliste sërish për Luftën e Vlorës.
“Besoj që ka në analogjinë e të pamundurës e cila është në ADN e gjakut të vlonjateve sikundër më shumë sesa një herë historia jonë e përbashkët ka folur. Një popull i çuditshëm me një aftëso të hatashme për të tejkaluar kufijtë e asaj që është e mundur dhe për të realizuar në momente të caktuara diçka të pamundur. Lufta e Vlorës është nga luftërat më të veçanta në historinë e përbotshme të luftërave për nga përfundimi i saj. Një luftë e fituar nga pala që ishte objektivisht e humbur.
Nëse pavarësia e tetë viteve para luftës së Vlorës i tregoi botës që shqiptarët ekzistojnë , është lufta e Vlorës, që në shtetin shqiptar ekziston dhe ka forcën e mundësinë të ushtrojë të drejta të patjetërsueshme dhe të barabarta në raport me çdo etnitet tjetër të barabartë. Në luftën e Vlorës gjendet një nga ato elementet formuese në formimin e shtetit të ri shqiptar. Kjo na bën që vlonjateve t’i jemi dy herë borxhlinj për arsye të luftës së Vlorës. Gramoz mos u mërzit se nuk e përjashton kjo të ndjerit borxhli ndaj Tepelenës.
Sot në këtë përvjetor jubilar është momenti për të kujtuar jo thjeshtë heroizmin e kësaj ngjarje në vetvete, por edhe peshën e kësaj ngjarje, jo thjeshtë si akt kundërshtie ndaj një force të huaj në territorin sovran, por edhe si një fakt këmbëngulje për themelimin e shteti”, tha Rama.
Discussion about this post