Ish deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po sillet si një burracak që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës Pëllumb Gjoka.
Ulqinaku i ka drejtuar tre pyetje gjithashtu edhe deputetes Senida Mesi që sipas saj ka për detyrim të të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:
- Pse ka lejuar që Partia Socialiste e Shkodrës t’i dorëzohet krimit të organizuar?
· Pse heshti, kur socialistëtve të ndershëm të Shkodrës iu imponua një kandidat i dënuar për trafik droge?
· Pse e vuri veten në pozitat e shërbëtores së krimit të organizuar në Shkodër?
Postimi i plotë
Edi Rama u soll sot si një burracak, që fshihet pas fustanit të grave në përpjekje për të mbuluar lidhjet e tij me trafikantin e drogës Pëllumb Gjoka.
Duke u fshehur pas fustanit të Senida Mesit, Edi Rama kërkon t’i shmanget të vërtetës.
E vërteta që PD dhe Lulzim Basha po thonë prej 6 vjetësh është se Edi Rama e mori pushtetin dhe po e mban atë me kriminelët.
Nëse Senida Mesi do të kishte moral dhe integritet, nuk do të përdhoste socialistët e Shkodrës, duke u bërë vegël e Tom Doshit dhe kriminelëve të tjerë të Edi Ramës. Senida Mesi ka detyrimin të sqarojë socialistët e ndershëm dhe qytetarë shkodranë:
- Pse ka lejuar që Partia Socialiste e Shkodrës t’i dorëzohet krimit të organizuar?
· Pse heshti, kur socialistëtve të ndershëm të Shkodrës iu imponua një kandidat i dënuar për trafik droge?
· Pse e vuri veten në pozitat e shërbëtores së krimit të organizuar në Shkodër?
Qytetarët e Shkodrës, socialistë, demokratë dhe pa parti e kanë të qartë se, njësoj si Edi Rama, edhe Senida Mesi, është e gatshme që për pushtet, të bëjë pakt me djallin kundër interesit të shkodranëve.
Në Shkodër Edi Rama qeveris me Tom Doshin, që socialistët e Shkodrës e kanë shpallur non grata, njësoj si Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në Velipojë qeveris me Pëllumb Gjokën, që ble vota për Edi Ramën dhe pastron paret e pista të drogës bashkë me Tom Doshin me lejen e Edi Ramës mu në mes të Tiranës.
Bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin është dështimi më i madh i PS në këto 30 vjet dhe, bashkë me PS, është dështimi më i madh i Shqipërisë!
Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike dhe kohës kur Lulzim Basha ishte Ministër i Brendshëm, bosët e krimit të organziuar ishin prapa hekurave të burgut. U dëshët të vinit ju në pushtet që trafikantët, vrasësit dhe përdhunuesit nga burgu, të na i çonit në zyrat e shtetit dhe t’ia impononit qytetarëve si deputetë e kryetarë bashkie.
PD me Lulzim Bashen është e vendosur ta pastrojë Shqipërinë nga llumi i krimit dhe ta drejtojë vendin drejt Bashkimit Europian.
Discussion about this post