20:04 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edi Rama: Nuk e kam ftuar Beqajn, nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë

07:41 | 30/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama: Nuk e kam ftuar Beqajn, nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë

Në intervistën ekskluzive dhënë për “Opinion”, kryeministri Edi Rama, ka folur ndër të tjera edhe për pasionet e tij. Dhe një ndër më të rëndësishmit është pasioni i tij për basketbollin, pasion që i përket jetës së parë të tij, as të dytës (të tashmes), e as të tretës (të ardhmes).

Ndër pyetjet që Blendi Fevziu i drejtoi ishte dhe ajo lidhur me praninë e një koshi në oborrin e Kryeministrisë, të cilin Rama e përdor për të shfryrë nervat ose për tu relaksuar.

I pyetur nëse ka ftuar për të luajtur miq të tij, ndër ta Beqajn, kryeministri rrëfeu se pavarësisht dëshirës nuk e ka ftuar as Beqajn, e as të tjerë. “Nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë”, është shprehur ai.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Kam dëgjuar që lozni. Në oborrin e Kryeministrisë keni dhe një kosh. Thonë që sa herë lodheni, ose i bërtisni vartësve, zbrisni hidhni disa topa.

Kryeministri: Ideja ka qënë që të mund të ftoja ndonjëherë shokët e mi të vjetër, që kanë qenë basketbollistë shumë më prej vërteti, Gaz Çaçi etj..

Fevziu: Edhe Beqajn?

Kryeministri: Edhe Beqajn. Por nuk e kam bërë asnjëherë, sepse nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë dhe kur janë në mes 50 vjet, atëherë, mendja të thotë se mund të kërcesh, gjuri të thotë ndalo se mund të biesh.

Fevziu: Shpresoj që nuk ka filluar e gjithë qeveria që të gjuajë kosha, e keni vetëm ekskluziv tuajën?

Kryeministri: Jo, nuk është se përdoret në fakt, për fat të keq, ashtu siç do doja.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramapasione
Pas

‘’Rusi 2018’’, gati stadiumi ‘’Zenit Arena’’

Para

Amerika furnizon me armë kurdët, hipotezat dhe FOTOT

Para
Amerika furnizon me armë kurdët, hipotezat dhe FOTOT

Amerika furnizon me armë kurdët, hipotezat dhe FOTOT

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.