Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së fajësuari opozitën lidhur me shtyrjen e negociatave që i është bërë Shqipërisë deri në Qershorin e ardhshëm.
Rama ka publikuar së fundi një videomontazh ku shihet duke folur kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ministri i jashtëm gjerman Roth. Rama krahason Bashën me Esat Pashën dhe thotë se Gjermania mike ishte pro Shqipërisë, duke iu referuar këtu deklaratave të Roth.
‘’Efendilerët esadistë të Shqipërisë dhe Gjermania mike jo më larg se dje paradite”, shkruan Rama.
Kujtojmë se Gjermania deri në momentet e fundit u përpoq për të bindur tre shtetet që i thanë jo Shqipërisë që ishin Franca, Danimarka dhe Hollanda, po pa arritur që t’ia dalë.
Nga ana tjetër opozita në vendin tonë sheh si përgjegjëse për dështimin vetëm qeverinë, ku nuk kanë munguar as sinjalet për dorëheqjen e Ramës dhe të Bushatit.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post