Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjidhja për çështjen e detit me Greqinë, mund të bëhet nga një palë e tretë dhe ti referohen një arbitrazhi miqësor me konsesnus.
Rama tha se “nëse qeveria greke do të pranojë, të konsideroj atë që thashë më parë që këtë punë të mos e mbajnë si një top nëpër këmbë duke ja hedhur njëri-tjetrit, ose duke u gjendur në situata si kjo, por t’i referohemi një pale të tretë qoftë edhe në formën e një arbitrazhi miqësor me konsesus, qoftë në formën e arbitrazhit jurdik zyrtar.”
Paskal Milo: Do vijnë një ditë negociatat kur të bien dakord dy qeveritë. Do ju sugjeroja të ndërtonit një grup negociator me njerëz jo aq shumë nëpunës të dikastereve sesa personalitete me integritet të lartë profesional, sepse është një çështje që dhe ju do t’ua lehtësonte edhe më shumë barrën përballë opinionit publik dhe përballë kundërshtarëve të natyrshëm që keni. Ky është një sugjerim profesional
Rama: E mirëpres këtë gjë. Ne e dimë shumë mirë. Ke kaluar edhe më shumë kohë në këtë arene ku kërcet kërneta dhe balat ku çfarë do që të bësh ato që e kanë ndarë mendjen të të bëjnë më baltë do të bëjnë me baltë. Në rastin konkret është një gjë absurde. Kjo është një situatë peshkimi që tregon se këto që e bëjnë nuk kanë faj kanë arritur të peshkojnë shqiptarët. E marrin popullin shqiptar për budalla, kjo nuk ka dyshim. Por në këtë rast janë dy koncepte që nuk përputhem me njëra tjetrën. Marrëveshja me 12 milje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Nëse bëhen, ushtrohet e drejta 12 miljeve ska nevojë për marrëveshje, këto çfarë mendojnë se Greqia ka hapur një luftë këtu. Kjo është absurde.
Çështjet vetvetiu po shkojnë drejt ndarjes për një arsye të thjeshtë. Po zgjidhen në përgjithësi çështjet pikante janë duke mbetur në fund faktikisht. Pyetja është e thjeshtë, nëse qeveria greke do të pranoj të konsideroj atë që thashë më parë që këtë punë të mos e mbajnë si një top nëpër këmbë duke ja hedhur njëri-tjetrit, ose duke u gjendur në situata si kjo. Por t’i referohemi një pale të tretë qoftë edhe në formën e një arbitrazhi miqësor me konsesus qoftë, në formën e arbitrazhit jurdik zyrtar. (M.Q/Faxweb.al)