Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale ka bërë të ditur se një pjesë e punonjsve nuk kanë pranuar nga ‘paga e luftës’, pasi një numër 2000-3000 personash nuk kanë dhënë ibanin e saktë.
“Sot kemi një kthim masiv në punë të shumë kategorive, një pjesë janë edhe individë që kanë marrë miratimin e pagës së luftës dhe do të vijojnë ta marrin. Po vijojmë pagesat e paketës së zgjeruar duke vendosur re një problem për rreth 2-3 mijë persona që kanë gabuar me IBAN-in në aplikim, që kanë dhënë një kod që bankat nuk e lidhin me personin, u është kërkuar bankave të kthejnë të gjithë emrat që me kod nuk janë të identifikueshëm, dhe të korrektohet aplikimi.
3 mijë individë në paketën e parë nuk korrenspodojnë, Tatimet do i njoftojnë që u është akorduar paga. Zonat e gjelbërta kanë një regjim më të lehtësuar të lëvizjes dhe ne po studiojmë edhe po presim edhe nga Komiteti Përkatës propozimin për zgjerimin, ka disa zona që mendojmë se i plotësojnë kriteret. Por disa duke filluar nga Tirana mbeten delikate dhe nuk përfshihen, por deri ditën e premte do të kemi një konkluzion dhe do u lajmërojmë për zonat e reja të gjelbra. Hapja do të vijojë më shumë kujdes” tha ai
Discussion about this post