22:40 | 23/04/2025

Edi Rama për akuzat ndaj qeverisë: “Gjysma në burg? Reformën në drejtësi e sollëm vetë ne”

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me deklaratat e forta politike gjatë takimit me qytetarët në Skrapar, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Rama iu është përgjigjur edhe kritikave që i drejtohen qeverisë lidhur me arrestimet e zyrtarëve të lartë dhe akuzat për reformën në drejtësi. Ai ka theksuar se reforma në drejtësi është një nga arritjet më të mëdha të mandatit të tij dhe se qeveria e ka pasur gjithmonë objektiv të pastruar sistemin e drejtësisë nga korrupsioni dhe abuzimet.

“Na akuzojnë për arrestimet e zyrtarëve të lartë, por ne e sollëm reformën në drejtësi dhe kjo është një pastrim i thellë i sistemit që kërkohej prej vitesh. Dhe këto janë veprime, jo fjalë,” tha Rama, duke theksuar se këto reforma janë thelbësore për zhvillimin e vendit dhe për integrimin europian.

“Thonë për ne: ‘Çfarë do ky, e ka gjysmën e qeverisë në burg’. Po këta mendojnë se me këtë propagandë populli do harrojë kush e donte dhe kush jo reformën në drejtësi, kush e bëri dhe kush është këtu për ta përmbysur,” u shpreh Rama.

Para
 



Të Fundit