Dëshmia e kryeministrit Edi Rama në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor lidhur me zgjidhjen e marrëveshjes me CEZ është karakterizuar nga debate, tension, por ku nuk kanë munguar edhe batutat.
Më poshtë iu rendisim debatin e plotë mes kryeministrit Rama me kreun e komisionit Edmons Spaho dhe anëtarët e këtij komisioni, deputetë të PD-së.
Gjatë fjalës së tij në cilësinë e dëshmitarit, kreu i qeverisë bëri me dije për herë të parë se sipas tij qëndrimi i qeverisë çeke është karakterizuar nga presioni, por mbetet i paditur qëndrimi i saj sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në. Pra nëse ajo do të vendoste ose jo veton në rast të moszgjidhjes së marrëveshjes me CEZ.
Pavarësisht këmbënguljes së kreut të këtij komisioni dhe anëtarëve demokratë, Rama në cilësinë e dëshmitarit, nuk sqaroi arsyen përse avokati ndërkombëtar u përjashtua nga grupi i punës.
I pyetur përse nuk u mor në konsideratë kërkesa e avokatit ndërkombëtar për arbitrazh, kryeministri deklaroi se vendimi i marrë nga grupi i punës ishte i duhuri dhe vetën në sajë të tij Shqipëria doli me fitim.
Debati i plotë sipas çështjeve
1.
Edmond Spaho: A ka qenë e paravendosur marrëveshja me CEZ?
Edi Rama: Jo.
Edmond Spaho: Keni deklaruar se marrëveshja është firmosur në 26 qershor, mua rezulton se marrëveshja është nënshkruar në janar-shkurt, ku janë zhvilluar dy takime negociimi në Vjenë, ku pala shqiptare kërkonte negociimin për mbledhjen e borxheve. Sipas njoftimeve që qeveria ka shkëmbyer me avokatin ndërkombëtar ka deklaruar në 31 mars se marrëveshja është nënshkruar. Ai e ka informuar se marrëveshja është në pikën përfundimtare. Ndërkohë zoti Gjiknuri në Prokurori ka thënë, pozicioni që ka mbajtur pala shqiptare është mbajtja e përgjegjësisë nga CEZ. “Për këto analiza është diskutuar në nivelet më të larta, edhe me kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta”, ka thënë ai. Pa u zbuluar takimi i dytë ju keni vendosur, pra zoti Gjiknuri është konsultuar me ju për të vendosur.
Edi Rama: Mbështes ato që ka deklaruar zoti Gjiknuri. Mbështes referimin e tij në këtë Komision.
Edmond Spaho: Ju konfirmoni se nënshkrimi është bërë pa u bërë takimi i dytë ?
Edi Rama: Edhe njëherë tjetër mbështes referimin e Gjiknurit nga fillimi deri në fund.
Edmond Spaho: Pra ju konfirmoni se menjëherë pas takimit të parë ju vendosët që t’i jepnit CEZ-it 1 milionë Euro?
Edi Rama: Nuk dua që të dalim nga konteksti duke cituar pjesërisht një proces, pastaj si i lexoni ju nga a-ja te zh-ja hapat e procesit është problemi juaj. Nuk konfirmoj dot nxjerrjen që i bëni ju nga konteksti një fraze.
Edmond Spaho: Unë nuk ju detyroj të miratoni çfarë them unë. Na tregoni çfarë keni diskutuar me ministrin e ekonomisë. Ministri në takimin e parë ka ngritur pretendimet të njëjta me të qeverisë së parë, pastaj pas takimit të parë dhe mbërritjes në Tiranë duke u takuar me ju vendosët t’i jepni 1 milionë Euro CEZ-it.
Edi Rama: Unë konfirmoj atë që ka thënë Ministri këtu, që I kemi dhënë 1 milionë Euro CEZ-it është mendimi i juaj. Ky është koment dhe opinion, unë jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjes. Lexojmë të njëjtat libra dhe kemi pikëpamje të ndryshme. Nëse ju do të vazhdoni të nxirrni konluzione mbi pikëpamjet tuaja, po bëheni më vonë këtë se ka shumë punë për të bërë.
Eduard Shalsi: Dy alternativa ka pasur, zggjidhja e marrëveshjes me mirëkuptim dhe arbitrazhi ndërkombëtar. Pse ne zgjodhëm mirëkuptimin?
Edi Rama: Kjo është shpjeguar në mënyrë shteruese. Konteksti në të cilën ne morëm detyrën kërkonte ndërhyrje sa më të shpejtë, pasi humbjet në rrjet ishin rreth 50%, situate financiare ishte ajo që ishte, u detyruam të thërrisnim zjarrëfikësit e FMN-së. Mbi të gjitha rrezikonim një kolaps energjitik dhe financiar, pasi nuk kishim asnjë mundësi të kërkonim mbështetje.
2.
Edi Rama: Ju mund të pyesni çdo gjë, meqë nuk keni bërë asnjë hetim paraprak unë them që të mos humbasim kohë, iu lutem bëni të gjitha pyetjet që keni.
Edmond Spaho: Thatë që pozicioni i palës shqiptare ishte dobësuar, si është arritur në këtë konkluzion? A i është kërkuar qeverisë të vazhdojë arbitrazhin?
Edi Rama: Pozicioni ynë ishte dobësuar. Mos harrojmë që ishim në një situatë ku pala tjetër CEZ kishte çelur një proces në mënyrë të paligjshme. Të gjitha diskutimet na dhanë këtë konkluzion që është mbështetur fuqimisht në Vienë. Kjo marrëveshje është arritur me prezencën e sekretariatit të energjisë, në mënyrë më të mirë të mundshme.
Edmond Spaho: Sa i takon çështjes së arbitrazhit, qeveria është këshilluar nga avokati që është paguar jo pak që ta ndiqnit çështjen në arbitrazh. “Edhe kur qeveria vendosi të hyjë në negociata, përsëritëm në shumë raste që qeveria duhet të arbitrojë kundër CEZ-it”, është shprehur ndër të tjera avokati.
Edi Rama: Kam pasur numër të konsiderueshëm faktorësh dhe po ashtu faktorë të tjerë që përmenda kanë qenë pjesë e këtij procesi. Ne gjendeshim në një pozicion të pamundur. E vetmja gjë që mund të bënim ishte ajo që bëmë, rezultati flet vetë.
Edmond Spaho: E konsultuar midis jush dhe jo me avokatin ndërkombëtar që paguanit. Ju e hodhët poshtë…
Edi Rama: Këtë e thoni ju, unë konsideroj që kur bëhet fjalë për konsultime ka pikëpamje të ndryshme dhe në fund prevalon pikëpamja më e qëndrueshme.
Edmond Spaho: Në 2 dhjetor ka një letër ku thuhet “Hapni arbitrazhin, kjo punë mund të bëhet për dy javë”, pra pa u mbyllur viti 2013 dhe ju keni refuzuar ta bëni.
Edi Rama: Grupi negociator ka shqyrtuar me kujdesin më të madh në të gjithë aspektet dhe bënë më të mirën e mundshme.
Edmond Spaho: Unë po iu tregoj dokumentet në të cilat faktohet se ishte e mundur të shkonit në arbitrazh. Ishte zgjidhja juaj të mos shkonit, Kishit fuqinë rë shkonit në arbitrazh.
Edi Rama: Nuk qëndron sipas jush, por qëndron sipas nesh. Ishte pikëpamja që prevaloi në fund, zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte në rrugën e çelur nga pala tjetër që na kishte ftuar në arenë.
Edmond Spaho: Këtë e thoni ju. Keni 345 milionë euro të papaguara.
Edi Rama: Në dijeninë time unë di që ju kërkoni atë që them unë. Ju jeni të lirë ta merrni në një mënyrë ose një tjetër. Unë e them kush tjetër e thotë?
Edmond Spaho: Ju e thoni se është vendimi juaj. Kush e mori vendimin?
Edi Rama: I gjithë vendi, grupi që ishte ngarkuar për të marrë vendimet. Ministri Gjiknuri bëri një parashtrim që e mbështes plotësisht.
Edmond Spaho: Gjiknuri ka pretenduar se këtë qëndrim ka mbajtur edhe avokati ndërkombëtar. Unë i paraqita dokumentet dhe më pas ministri pranoi që ishte vendim politik.
Edi Rama: Jeni ju që përcaktoni gjendjen, unë iu them se mbështes atë që ka thënë ministri dhe atë që është bërë. Iu them me bindje se në mënyrën që e zgjidhëm Shqipëria fitoi.
3.
Jorida Tabaku: A është e vërtet që marrja e statusit të vendit kandidat u pengua dhe nga qeveria çeke?
Edi Rama: Është e vërtetë se pala çeke ka pasur pretendime serioze lidhur ndaj këtij problemi. Është e vërtetë që në prag të marrjes së statusit, qeveria çeke i ka shprehur seriozisht pretendimet të përzënies me polici nga Shqipëria.
Jorida Tabaku: Unë kam tre letra këtu që thonë dhe i drejtohen ministrisë së Energjisë: Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme çeke, pala çeke do japë ‘OK’ e saj për dhënien e statusit kandidat.
Edi Rama: Ju po ndani mendimi tim me mua.Unë jam dëshmitari më lini të flas
Jorida Tabaku: Nuk ju ndërprera zoti Dëshmitar. Pala Çeke vuri pengesë për statusin kandidat.
Edi Rama: Ajo që thashë unë është ajo që thashë unë. Mos interpretoni. Tani çfarë kërkoni tani nga ynë? Doni që unë të bëj konsensus me pyetet tuaja? Ku janë pyetjet?
Jorida Tabaku: Pyetet i bëjnë ne këtu. Unë bëra një koment.
Edi Rama: Komentet e para janë të tepërta, pasi është komison.
Jorida Tabaku: Anëtarët e komisionit mund të thellohen me pyetjet.
Edi Rama: Një minutë. Që ta bëjmë marrëveshjen e fjalës, kur thotë avokat Ngjela. Ju keni të drejtë që të thelloheni në pyetje, por të bëni pyetje tjetër. Kjo është e paligjshme, pasi duhet të bëni pyetje. Për rentabilitet bëni pyetje, referojuni pyetjeve,.Mos fyeni inteligjencën time me pretendimet tuaja!
Jorida Tabaku: E njëjta gjë është dhe për ne.
Edi Rama: Ka një ndryshim Zonja Tabaku. Nuk jemi njësoj, unë jam dëshmitari, respektoni dëshmitarin zonja Tabaku!
4.
Edi Rama: Do të qëndronte qeveria çeke në pozicionin mohues sikur marrëveshja të mos ishte zgjidhur përpara votimit, këtë nuk e di. Nuk përjashtohet mundësia që qeveria çeke bënte presion maksimal me idenë se ne si vend kandidat do sugjestionoheshim nga presioni. Kam informuar disa nga vendet kryersore anëtare, të cilët e kanë cilësuar të papranueshëm. I kam bërë të qartë ambasadores çeke që me presion nuk merrni asgjë. I fola për një marrëveshje me mirëkuptim. Mund të shkonte drejt vetos në rast se nuk do bëhej marrëveshja. Kam takuar kryeministrin çek. Mua personalisht nuk më është komunikuar fjala “veto”. Unë kam lënë të kuptohet që unë dua marrëveshja por nuk dua presion.
Edmond Spaho: Kjo është hera e parë që e thoni?
Edi Rama: Po të ishte kështu se do e kisha thënë, do ia kisha thënë Blendi Fevziut.
Edmond Spaho: Ju keni deklaruar se keni pasur presion të madh për të zgjidhur këtë çështje në funksion të statusit. Keni thënë tjetër gjë përpara dy vitesh e tjetër gjë sot.
Edi Rama: Ju lutem! Unë kurrë nuk ankohem për ju. Kur kam folur nuk kam qenë në rrethanat e sotme. Në këndvështrimin tim ka qenë presion, përgjigjen time ua dhashë. Mund të ishte sjellë në mënyrë bllokuese qeveria çeke, por edhe mund të mos ishte sjellë.
Po jap përgjigje por këto komente janë të panevojshme. Të mbaroj unë do dilni jashtë e do thoni “E kapëm, e zbërthyem, e zhveshëm”.
Jorida Tabaku, deputete e PD-së: Në dijeninë tuaj a jeni njoftuar se avokati Hamid Gharavi është përjashtuar nga procesi i negocimit. Ai nuk ka qenë pjesë e procesit
Edi Rama: Unë nuk kam pasur nevojë për avokat
Jorida Tabaku, deputete e PD-së: Ai iu ka nisur juve dhe ministrit Gjiknuri, ku ka ngritur shqetësimin në letër se ju nuk dëshironi të përfshihet në këtë çështje.
Edi Rama: Znj. Tabaku, Kryeministria nuk funksionon në këtë mënyrë. Unë besoj shumë tek skuadra, tek përgjegjësitë e secilit. Unë delegoj përgjegjësinë dhe investoj. Secili mban përgjegjësi për atë që u kërkohet. Letra që sapo cituat ka ndjekur mijëra e mijëra letra. Vijnë dhe shkojnë për trajtim në vendin përkatës.
Edmond Spaho: Këtu nuk është çështja e rrugës që ka ndjekur letra. Përse u përjashtua grupi negociator që ju paguat? Ju e ngrini grupin e punës dhe e përjashtuat më pas. Pse? Avokati ndërkombëtar nuk është në grupin e punës edhe pse i paguani qindra ,ikëra euro. Pse?
Edi Rama: Ju thoni që avokati të bëhet pjesë e qeverisë. Nuk ndodh kjo
Edmond Spaho: Unë po them grupi i punës. Këtë paralelizëm e bëni ju
Edi Rama: E bëj këtë paralelizëm. Avokati është një faktor që është marrë në konsideratë nga grupi i punës. Ky grup ka nxjerrë konkluzionet e tij. Unë nuk e di që çdo gjë që thotë një avokat të bëhet. Ai është pjesë e grupit, por jo vendimtar. Ai s’merr vendime në emër të qeverisë
Edmond Spaho: Ju nuk keni marrë parasysh asnjë sugjerim të avokatit. Ju e keni nxjerrë jashtë grupit të punës në një kohë kur e paguanit.
Jorida Tabaku, deputete e PD-së: Unë besoj që kryeministria kështu ka funksionuar vite. Nuk besoj që kryeministri futet në detaje, por kjo çështje është e një rëndësie të lartë. Dua të di që ju keni qenë i informuar që avokati ka qenë i përjashtuar
Edi Rama: Referojuni shpejgimit të ministrit Gjiknuri
Florian Mima, deputet i PD-së: Ju referuat Shqipërisë si një pozicion i dobësuar. Avokati vazhdimisht iu këshilloi të shkonit në arbitrazh.
Edi Rama: Pse nuk shkuat në arbitrazh?
Florian Mima, deputet i PD-së: Ne për atë u nisëm por ju nuk e morët në konsideratë.
5.
Edi Rama: Ti je kategoria e tretë, lërë atë të flasi (për Edmond Spahon) që është Champions Leauge, ti je tifoz për te tribuna C, lëre profesorin të flaës. Ti je kategoria e tretë. Jam këtu për t’iu dëgjuar po ndërhyrjet nga kategoria e tretë si pranoj. Kategoria e tretë nuk është fjalë e pisët është nivel i ulët skam çbëj. Pse ndërhyn tani.
Helidon Bushati: A e kupton që je dëshmitar, nuk e vendos ti rendin se kush flet, ma dha fjalën drejtuesi I seancës.
Edi Rama: Tani e more fjalën, mos e merr më me dhunë se nuk jemi në stadium këtu
Helidon Bushati: Mos më thuaj mua kategoria e tretë, unë isha shumë serioz në pyetjet e mija
Edi Rama: Bëj pyetjen mos bëj tifozin në shkallët e ‘’Loro Boriçit’’.
Helidon Bushati: Je dëshmitar, bëj rolin e kryeministrit, mos bëj shoë nuk më thua ti nëse jam kategoria e dytë apo e tretë
Edi Rama: Je kategotria e tretë jo e dyta, se e dyta është më lartë. Ju kërkoj falje tifozëve të Vllaznisë që i krahasova me ty, se nuk ia vlen të krahasohesh me ta.
6.
Edi Rama: Iu falenderoj shumë profesor, ju uroj suksese në jetë realisht, po mbi të gjitha gëzuar vitin e ri. Kalofshi mirë me familjen tuaja
Edmond Spaho: Suksese në jetë edhe juve.
Edi Rama: Sukseset e mija në jetë janë tmerret tuaj në jetë