Kryeministri Edi Rama i ka përmedur sot në Kuvend Sali Berishës një takim që ata kanë pasur në ’91-shin.
Sipas Ramës Berisha me teseren e Partisë Komuniste në xhep, i kërkonte atij, Ardian Klosit dhe Kasëm Trebeshinës që të mos kërkonin lirimin e të përndjekurve politikë nga burgu.
Duke iu referuar kësaj shtrese, Rama tha se PD nuk bëri asgjë në këto vite.
“Keni një propozim që të çoni Buxhetin për arsimin në 5%, i njëjti propozim që keni pasur edhe në vitin 2005. Pse nuk e rritët për tetë vite që qetë në pushtet?! Ju vini këtu dhe bëni sikur sapo keni zbritur nga hëna, sikur të mos ishte i njëjti Aldo që ka qenë këtu gjatë gjithë kohës.
I vetmi që mund të flas këtu sikur të ketë zbritur nga hëna është profesor Halim Kosova, ai po që sapo ka zbritur në hënë. Vjen pasatj propozimi për të bërë tekstet falas, më fal ju pse nuk i bëtë që qetë për tetë vite. Ne kemi mundësinë tashmë që t’i bëjmë falas vetëm për fëmijët deri në klasën e pestë dhe nga klasa e pestë e tutje do të jepen falas vetëm për fëmijët e familjeve në nevojë. Ju i çuat tekstet në ditën e tyre më të zezë, me gomarrllëqet që shkruanit.
Sa i përket të përndjekurve politikë, që e morët pak me vonesë si shtresë në partinë tuaj, nuk keni bërë asgjë për ta. Mua më kujtohet viti 91 kur u takova me Saliun në shesh, isha së bashku me Kasëm Trebeshinën dhe Adrian Klosin, kur Saliu ishte akoma me teserën e Partisë së Punës në xhep, e më tha që ne kërkonim që të nxirrnim nga burgjet llumin e këtij vendi ”, u shpreh mes të tjerave kryeministri Edi Rama.
(E.K/Faxweb)