“Në projektin për prishjen e Teatrit përfshihet edhe shkatërrimi i pedonales.” kështu shkruan socilogu Ergys Mërtiri në një postim në rrjetet sociale.
Ai shton se “Rama, në bashkëpunim me Lali Erin, po përgatisin me paratë e qytetarëve, infrastrukturën e nevojshme që ti garantojë kompanisë Fusha biznesin e përfituar në kurriz të pronës publike.”
“Pasi e shiti për një vepër madhore të kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, sot Rama përmjerr mbi veprat e veta, sic ka bërë edhe më parë me kinema Republikën, 7 xhuxhat, rikthimin e kioskave, etj.”- shkruan Mërtiri.
Postimi i plotë
Në projektin për prishjen e teatrit përfshihet edhe shkatërrimi i pedonales. Kjo shëtitore do të asfaltohet e të bëhet rrugë makine, pasi duhet për kullat. Pra Rama, në bashkëpunim me Lali Erin, po përgatisin me paratë e qytetarëve, infrastrukturën e nevojshme që ti garantojë kompanisë Fusha biznesin e përfituar në kurriz të pronës publike.
Miliona euro të derdhura për ndërtimin e kësaj pedonaleje do hidhen tashmë në Lanë. Pasi e shiti për një vepër madhore të kryeqytetit, kur ishte kryetar bashkie, sot Rama përmjerr mbi veprat e veta, sic ka bërë edhe më parë me kinema Republikën, 7 xhuxhat, rikthimin e kioskave, etj.
Praktikisht pedonalja është sot i vetmi vend ku ka sadopak jetë dhe ku njerëzit mund të shëtisin dhe të kalojnë darkat. Ka një sërë baresh, dy teatro, një kinema, një bibliotekë një lulishte dhe një qendër tregtare aty. Ka një sërë artistësh rruge, shpesh interesantë, që luajnë muzikë aty për qytetarët. Sheshi i Lali Erit, përtej milionave kërkon shpenzime të përditshme për të organizuar evente në mënyrë që të mbledhë njerëz. Këta duan t’ua vjedhin qytetarëve edhe këtë pak hapësirë që iu ka mbetur.
(M.Q/Faxweb)