Kryeministri Edi Rama gjatë turit të tij elektoral ka ndalur në qytetin e Vlorës në Amantia.
Rama nuk ka nguruar të komentoj dhe njëherë listën për kandidat për deputet të Partisë Demokratike, ai u shpreh se PD ka sjell në Vlorë një ‘çiftë’ që kurrë nuk e kisha imagjinuar se do t’i shikoja bashkë.
“Partia Demokratike na sjell këtu në Vlorë një çift që kurrë nuk e kam imagjinuar që do t’i shikoja bashkë. Domethënë ky është çifti i dytë surprizë pas çiftit tim me Lulin. Sollën Vangjel Dulen dhe Dashin e Havasë. Bashkë Vangjeli dhe Dashi. A e kuptoni çfarë është kjo. Ja u them demokratëve këtë. Se demokratët e zakonshëm janë patriotë, dhe PD-së i kanë besuar për shumë e shumë arsye, që unë i mirëkuptoj. A e kuptoni tani që do shkoni të votoni që të çoni Vangjelin në Parlament? Jo se i përket minoritetit grek, por se e tradhtoi minoritetin grek, merreni me mend tani se sa besnik mund t’i rrijë Vlorës. Dhe tani gjithë komuniteti çam i qarkut të Vlorës duhet të turret për të mbledhur vota për Vangjelin. I them çamëve të Vlorës, se sa më shumë të votoni Dashin, aq më të sigurtë e keni në xhep Vangjelin. Se Dashin harrojeni, nuk arrini ta bëni dot deputet”, tha kryeministri Rama. (S.SH/SHuplaka)