Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare” ka folur për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ndërsa nuk ka hezituar të sulmojë edhe kryeministrin aktual Edi Ramën.
BISEDA me gazetaren
Berisha: Mos-hyrja e PD-së në zgjedhje do të thotë bllokim në zgjedhje. PD është e vendosur që me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje.
Tare: Kush e ka marrë këtë vendim
Berisha: E ka maarrë opozita.
Tare: Po kush nga opozita, s’kemi parë ndonjë mbledhje
Berisha: Absolutisht janë mbledhur, kur ka filluar protesta. Vendimin e ka marrë Kryesia e Zgjedhur e PD-së, e ka marrë udhëheqja politike dhe kanë bërë shfaqje publike në çadër së bashku. Është mbledhur disa herë kolegji. Në këto moment, ata që janë konsultuar është Kolegji i Kryetarëve.
Ndërkohë, lidhur me fjalët që qarkullojnë mbi PD-në se ka frikë të marrë në zgjedhje, Berisha nuk hezitoi të shprehet për kryeministrin Rama, se ai po tregon se është “i biri i të atit”.
“Partia Demokratike, nuk është absolutisht e vërtetë se po lufton të mos marrë pjesë në zgjedhje. PD do të luftojë për të marër pjesë në zgjedhje, ata qëë e shtojnë këtë bëjnë gabim. Kjo betejë bëhet të marrë dhe jo të mos marrë pjesë në zgjedhje. Edi Rama tregon se është i biri i të atit dhe të marrë përgjigjen më spektakolare. Vota prevalon mbi çdo gjë.
Nëse Edi Rama do përdorë armë… a thua të ketë parë protesta më paqësore në historinë e këtij vendi?! Kujto protestat e tyre primitive.”, tha Berisha. (D.D/Shuplaka)